Emocionuese! Bamirësia për fëmijët e sëmurë mbledh 20 mijë babagjyshë para spitalit (Video)

Emocionuese! Bamirësia për fëmijët e sëmurë mbledh 20 mijë babagjyshë para spitalit (Video)

Babagjyshët në Torino

Sigurisht që aty ku ka nevojë për shumë ndihmë, duhet vërtet prania e Babagjyshit! Por këtë radhë nuk ka ardhur një, por plot 20 mijë mjekra të bardha me kapuçë dhe kostume të kuqe janë mbledhur para spitalit për eventin e përvitshëm të Babagjyshërve të Vitit të Ri.

Kjo bamirësi është organizuar nga “Forma Onlus” për fëmijët e spitalit “Regina Margherita” në Torino, për të grumbulluar 500 mijë euro për financimin e përmirësimit të procedurës së rezonancës magnetike të spitalit.

“Jemi veshur kështu për t’i sjellë buzëqeshjen këtyre fëmijëve, edhe pse heronjtë janë vet ata!”- shprehet një prej vullnetarëve. Ndërkohë, kryetarja e bashkisë së qytetit të Torinos, Chiara Appedino tha se kjo iniciativë tregon se ky është një qytet i bashkuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?