Shpejtësi dhe lagështirë nga reshjet/ 15 të plagosur nga aksidentet në 6 qytete, 8 rëndë te 'Trauma' (Detajet)

15 persona kanë mbetur të plagosur sot nga 8 aksidente në Prrenjas, Librazhd, Elbasan, Berat, autostradën Tiranë-Durrës dhe tre në Fushë Krujë. Në aksin Fushë Krujë-Luzë paraditen e sotme si pasojë e një aksidenti mbetën të plagosur 4 persona të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

1572805696_aksidentautostrade001.jpg

Makina e aksidentuar ku po udhetonin tre vajzat ne autostraden Tirane-Durres

Të plagosurit janë Metush Brinja 74-vjeç, Xhevahire Brinja, Behije Brinja nga Kukësi udhëtonin në makinën së bashku ndërsa e plagosura tjetër është Dila Shota. Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete dy furgonë dhe një makinë vogël tip Audi. Aksidenti dyshohet se ka qenë zinxhirë pasi makinat kanë qenë njëra pas tjetrës, ndërsa Audi ka qenë në mes. Shkak i këtij aksidenti dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë.

Po ashtu gjatë natës një aksident tjetër ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Vorë në afërsi të Urës së Gjolës. Nje autoveture ku udhëtonte një i ri ka goditur nga pas një kamion në ecje. Për pasojë është plagosur shoferi i autoveturës i cili është dërguar me urgjence në spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në Prrenjas paradite një makinë doli nga rruga duke përfunduar në lumë dhe për pasojë u plagos rëndë duke u transportuar në Tiranë shoferja. Ndërkohë që pasdite u përplasën në Librazhd një 'Alfa Romeo' me një furgon duke lënë dy të plagosur.

Makina e aksidentuar në Prrenjas

Në Berat një 60-vjeçar në gjendje të dehur duke lëvizur me biçikletë i ka rënë nga pas një makine  tip 'Benz'. 60-vjeçari me inicialet E.H. ka pësuar dëmtime të lehta. Në mbrëmje rreth orës 19:00 një makinë ku udhëtonin tre vajza doli nga rruga duke u përplasur me bordurën në autostraden Tirane-Durres. Nga të dhënat e para mësohet se tre vajzat janë plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që po mbrëmjen e sotme në Elbasan një 50-vjeçar u përplas nga një makinë pranë stadiumit 'Elbasan Arena'. 

Rreth orës 20:00 në aksin Fushë Krujë-Tiranë dy makina u përplasën me njëra tjetrën dhe për pasoje janë plagosur dy persona të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë me makina të rastit. Duhet theksuar se ky segment është një nga me të përgjakurit në Shqipëri, pasi në harkun kohor të dy viteve janë mbi 10 të vdekur nga aksidentet.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja