Emrat e 560 mësuesve që
testohen, çfarë përmban provimi
PDF/Lista e plotë me emrat e mesuesve

Emrat e 560 mësuesve që<br />testohen, çfarë përmban provimi<br />PDF/Lista e plotë me emrat e mesuesve
Janë 560 mësues të cilët do të testohen duke filluar nga data 30 nëntor për të marrë liçencën. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka ndryshuar listën, duke ripërcaktuar edhe njëherë oraret dhe datat. Ditën e nesërme do të testohen mësuesit e Gjuhë-Letërsisë, ndërkohë që më pas do të vijojë me mësuesit e Biologjisë, Kimisë etj. Testimi mbyllet në datën 7 dhjetor me mësuesit e Gjuhës Italiane.

Mësuesit në ditën e provimit do të marrin pjesë nëse paraqesin faturën që kanë paguar tarifën. “Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me: Letërnjoftim për pjesëmarrje në provimin e shtetit (dokumenti origjinal), kopje të Kartë ID,  faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të AKP, sipas herës së pjesëmarrjes. Për kandidatët në provimin e shtetit në mësuesi duhet të paraqesin ditën e provimit kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre”, - thotë AKP. Pa marrë më parë notë kaluese në provimin e shtetit, mësuesist nuk mund të ushtrojnë profesionin e tyre. Për të marrë notë kaluese duhen minimumi 51 pikë, nga 100 që ka testi. Kandidatët që japin provimin për herë të parë do të paguajnë 10 mijë lekë të reja, ndërsa ata që kanë qënë mbetës dhe e përsërisin atë, do të paguajnë 5 mijë lekë më shumë.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Provimit pyetjet janë në kompetencë të Komisionit të Provimit të Shtetit. Ato synojnë të vlerësojnë njohuritë e përgjithshme të kandidatit për profesionin përkatës. Pyetjet e provimit të shtetit janë me alternativa. Vetem një nga alternativat është përgjigje e saktë. Pyetjet shfaqen në monitorin e kompjuterit të kandidatit dhe me një klikim zgjidhet pyetja e dëshiruar. Pyetja me alternativa është në një kuadrat me ngjyrë portokalli. Kandidati ka të drejtë të klikojë më shumë se një herë mbi alternativat pastaj ta konfirmoj atë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike