Emrat e kandidatëve që duan
të drejtojnë Teatrin Kombëta
Aplikojnë artistë të vlerësuar me çmime në Itali, mbeten e hapur gara edhe për aplikime të tjera. Gjendje e tensionuar vihet re mes artistëve të Teatrit Kombëtar pas shkarkimit të drejtorit Kristaq Skrami.
TIRANE- Një gjendje e tensionuar vihet re mes artistëve të Teatrit Kombëtar pas shkarkimit të drejtorit Kristaq Skrami. Ajo që e rrit më shumë ankthin është edhe reforma e pritshme e shpallur nga Ministria e Kulturës për mënyrën si do të kontraktohen artistët që do të punojnë për Teatrin Kombëtar. Jo pak artistë mendojnë se nëse kanë njohje të afërt me drejtorin e ri mund të ketë edhe një lloj zgjidhje të situatës personale të punësimit.
Po kush do ta drejtojë Teatrin Kombëtar? Ndërsa nuk ka mbaruar ende afati i aplikimeve, gazeta mëson emrat e tre konkurrentëve më të fortë, të cilët duken se janë më afër kritereve të shpallura nga Ministria e Kulturës, ku ndër to theksohet edhe “që të dëshmojë përvoja ndërkombëtare”.
Kanë aplikuar për drejtor të Teatrit Kombëtar aktorja Luli Bitri, aktori e regjisori Laert Vasili, si dhe aktori dhe regjisori i njohur Hervin Çuli. Luli Bitri u bë e famshme për çmimet edhe vlerësimet që ka marrë në Itali për rolin e saj në filmin “Dimmi che destino avrò” (Më thuaj çfarë fati do të kem). Është vlerësuar me çmimin
Napoli Cultural Classic për Kinematografinë, por edhe me çmimin “Aktorja më e Mirë”, si dhe një çmim special “Sorellanza 2013” për kontributin e saj në favor të grave të etnisë rome. Luli Bitri ka ardhur në Shqipëri si protagoniste e dy filmave më të rinj shqiptar, premierën “Ada” dhe “Bota” që po xhirohet rishtas. Laert Vasili prej 14 vjetësh punon si aktor e regjisor në Greqi.
Me shfaqjen “Emigrantët” u vlerësua me çmimin e parë të regjisë në Festivalin Ballkanik 2005-s. Me shfaqjen “Një në dhjetë” u vlerësova “Mess Future Prize” në Festivalin Ndërkombëtar të Sarajevos në 2008-n, duke përfaqësuar Greqinë. Ndërsa aktori dhe regjisori Hervin Çuli është i njohur si një ndër artistët më të angazhuar në Shqipëri me projekte dhe premiera.
Karriera e tij si aktor dhe regjisor është e mbushur me dhjetëra çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Disa aktorë ngjisin në krye të listës së konkurrencës aktoren Luli Bitri, duke menduar se qeveria e re do ta shtojë listën e grave në drejtim (kthyer në risi) por edhe prej kriterit “të dëshmojë përvoja ndërkombëtare”. Ndërkohë artistë e dramaturgë të njohur shprehen për gazetën se do të vijojnë të bëjnë aplikime deri në datën 26 dhjetor ku mbyllet zyrtarisht fati i këtyre aplikimeve.
Shkrimi u publikua sot (10.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
41.2%
-
Jo
48.1%
-
Nuk e di
10.7%
Vota total: 8637
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Të gjithë sektorët me mungesë stafi, shkak rënia e popullsisë dhe konkurrenca ndërkombëtare për punonjës të kualifikuar! BSH: Rritja e pagave duhet bërë bazuar në produktivitet
31 Korrik, 18:02
-
SHBA-ja pezullon ndihmën financiare për Gjeorgjinë, njofton Blinken
31 Korrik, 17:48
-
Taksistët e vetëpunësuar në protestë, Bashkia e Sarandës tërhiqet nga vendimi për licencimin e taksive elektrike
31 Korrik, 17:28
-
Fermerët e Maliqit sërish në protestë: Po falimentojmë, gruri e patatja shiten nën kosto, na ‘mbyti’ importi!
31 Korrik, 17:23
-
Rruga e re Elbasan-Qafë Thanë kalon përmes fshatit Hotolisht të Librazhdit! Banorët në protestë: ARRSH-ja të ndryshojë projektin, dëmtohen shtëpitë e tokat
31 Korrik, 17:18
-
Shuhet zjarri në Shëngjin, Mbrojtja Civile: Në 4 ditë u angazhuan 308 efektivë të Forcave të Armatosura
31 Korrik, 17:10
-
SHBA-ja kryen sulm 'mbrojtës' në Irak
31 Korrik, 17:07
-
Gabimet që bëni me ilaçet të cilat dëmtojnë rëndë shëndetin
31 Korrik, 16:49
-
Të shpallur në kërkim për disa vepra penale, ekstradohen tre persona në Shqipëri nga Italia dhe Zvicra (EMRAT)
31 Korrik, 16:45
-
Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë
31 Korrik, 16:19
-
FOTO/ Makina me 2 turistë bie në kanalin e Butrintit, njëri në gjendje kritike, sillen në Tiranë
31 Korrik, 16:11
-
Të dielën votohet në Himarë/ KQZ teston pajisjet e identifikimit biometrik, Pelinku: Dyshime se fryrja e listës ndodhi në kohën kur u dekretuan zgjedhjet
31 Korrik, 16:05