EMRAT/ Plotësimi i Gjykatës së Lartë, KLGJ i çon 4 propozime Presidentit të Republikës për 4 vende vakante
4 gjyqtarët e dërguar nga KLGJ në Presidencë për vendet vakante të Gjykatës së Lartë
4 janë emrat nga radhët e gjyqtarëve që Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që t'i çojë Presidentit të Republikës për 4 pozicione të shpallura vakante. Ilir Metës i janë propozuar Sandër Simoni, Sokol Binaj, Klodian Kurushi dhe Albana Boksi.
"Këshilli i Lartë Gjyqësor, i propozon Presidentit të Republikës katër gjyqtarët e parë nga radhët e sistemit gjyqësor për t’u emëruar në Gjykatën e Lartë, krahas tre gjyqtarëve të emëruar në Mars 2020 nga radhët e juristëve të spikatur. Ky propozim çon një hap më përpara përmbushjen e një prioriteti kombëtar dhe të integrimit evropian për funksionalizimin e plotë të kësaj gjykate.
Me miratimin e udhërrëfyesit për efikasitetin e Gjykatës së Lartë, Këshilli ka avancuar me prioritet përpjekjet që Gjykata e Lartë të rifitojë kuorumin e nevojshëm për adresimin e çështjeve të prapambetura si dhe për të çuar më tej objektivat thelbësore të reformës në drejtësi përmes konsolidimit të një gjyqësori plotësisht të pavarur, të paanshëm, të përgjegjshëm, efikas dhe profesional. Emërimi i këtyre gjyqtarëve të rinj, të cilët e kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar, është një garanci për përmbushjen me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm te sfidave të reja dhe, mbi të gjitha, nevojës për të rritur besimin e qytetarëve shqiptarë në sistemin gjyqësor", thuhet në deklaratën e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Gjykata e Lartë përbëhet nga 19 gjyqtarë. Aktualisht ka 3 gjyqtarë. Kujtojmë se për shkak të mosplotësimit të Gjykatës së Lartë kanë mbetur 'peng' edhe 3 vende në Gjykatën Kushtetuese që vijnë pikërisht nga radhët e gjykatësvve të lartë.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
73.2%
-
Jo
19.5%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 2669
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përplasja për mandatin e Zaçajt, Logu në Report Tv: Ka prapavijë politike, grusht shteti! Kara: E nxitur nga Berisha! Avokati: PS-PD janë bërë bashkë
13 Dhjetor, 18:30
-
Berisha nuk heq dorë nga skenaret e dhunës, nxit emigrantët: Gjuani me vezë dhe domate punonjësit e ambasadave shqiptare
13 Dhjetor, 14:13
-
Tërhiqet Zaçaj, kërkon deklarimin e përfundimit të mandatit, s’ka vendim në Mbledhjen e Gjyqtarëve! Sulmon Gjykatën e Lartë: Tejkaloi kompetencat, e paprecedentë
12 Dhjetor, 17:57
-
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Klemend Balilit, lë në fuqi dënimin me 10 vite burg
12 Dhjetor, 14:48
-
Kreshnik Spahiu: Pse janë bashkuar qeveri-opozitë, për heqjen e Kryetares Gjykatës Kushtetuese?
11 Dhjetor, 14:40
-
Gjykata Kushtetuese/ Kryetarja Holta Zaçaj refuzon të lërë mandatin, i drejtohet Venecias, Gjykata e Lartë nis procedurat e zëvendësimit të saj
11 Dhjetor, 09:13
-
I përfundon mandati si gjyqtare e Kushtetueses në 10 mars? Reagon Holta Zaçaj: Jo, do të qëndroj deri në fund të 2025! I drejtohem Venecias, respektoni pavarësinë
10 Dhjetor, 13:32
-
Holta Zaçaj drejt largimit nga Kushtetuesja, gara për pasuesin më 10 dhjetor! Gjykata e Lartë: Të deklarohet vakanca
7 Dhjetor, 14:03
-
Afera 'Partizani'/ Lihet në fuqi arresti shtëpiak, Gjykata Kushtetuese rrëzon Jamarbër Malltezin
5 Dhjetor, 18:31
-
Mori tendera nga ish-drejtori i ARRSH Evis Berberi, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e biznesmenit Ervis Lami
4 Dhjetor, 16:44
-
Dosja 5 D, Gjykata e Lartë lë në burg dy ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë
4 Dhjetor, 16:33
-
U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Salianji bën rekurs në Gjykatën e Lartë
4 Dhjetor, 16:31
Me shku nga shkalla e pare direkt ne gjykate te nalte vetem ne shqypni bon vaki. Hajde reforme leshi hajde
PërgjigjuNuk e di se per cilin kandidat ke kete mendim, por te pakten Sander Simoni nuk eshte i tille.Per vec te tjerave eshte nje nder gjyqtaret me te pregaditur dhe korrekt.