Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ‘spastruar’ listën e vjetër të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, duke hequr na përbërja e vjetër dhe duke mos rikandiduar një sërë figurash nga radhët e demokratëve.

Në një krahasim të listave dhe përbërjes së vjetër të Këshillit Kombëtar, bie në sy fakti se jashtë janë lënë rreth 38 demokratë, të cilët nuk janë përfshirë në listën  e re të kandidaturave të propozuara për t’u votuar nga Kuvendi Kombëtar I PD.

Nga radhët e PD bie në sy largimi i Aldo Bumçit, Andi Mustafait, Arben Imamit, Bujar Kapexhiut, Julian Dedës, Robert Budinën etj. Në listë nuk do të jetë më as Rudina Hajdari, por Berisha ka propozuar si kandidat djalin e Azem Hajdarit, i cili mban emrin e të atit të ndjerë. Prej kohësh, Hajdari ka qenë e distancuar nga PD dhe shpesh ka artikuluar edhe kritika në drejtim të lidershipit. 

EMRAT QË LARGOHEN
•  Andi Mustafai
•  Rudina Hajdari
•  Zyrafete Kulla
Mbeten anëtarë të Këshillit
•  Aulon Kalaja, Kryetar Dege
•  Besart Xhaferri, DEPUTET
•  Eno Bozdo, DEPUTET
•  Gent Strazimiri, deputet
•  Ivi Kaso, deputet
•  Klevis Balliu deputet
•  Klodiana Çapja  deputet
•  Ledina Alolli deputet


Lajmi kryesor:

Këshilli me besnikë, Berisha ‘fshin’ figura historike! Propozon anëtarë dhëndrin, Stresin dhe 2 ish-të dënuar! Ikën Rudina Hajdari, në listë vëllai i saj dhe fëmijët e Nishanit dhe Olldashit (LISTA E PLOTË)