TIRANË - Agjencia e re e Trajtimit të Pronës, që ka zëvendësuar tani, sipas ligjit të ri, Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit, ka nisur menjëherë, pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vlerësimin e faturave të dosjeve të ish-pronarëve. Sot fillojmë publikimin e emrave të pronarëve në Qarkun e Tiranës, që kanë depozituar në Agjenci që më parë pretendimin e tyre, por për të cilin deri tani nuk është marrë vëndim përfundimtar. Dosjet e tyre janë në shqyrtim e sipër.

Për ata, që kanë depozituar kërkesën për kthim, që kanë marrë vendimin përkatës nga autoritetet shtetërore, por nuk po marrin as pronë dhe as para, çështja kalon direkt në llogaritjen e vlerës. Kjo, pasi, me ligjin e ri, klauzola më e rëndësishme është ajo, që vlerën e kompensimit e lidh me statusin e pronës në momentin kur është kryer shpronësimi dhe jo me kategorinë, të cilës ajo i përket aktualisht.