EMRAT/ Kampionati italian në alarm, Prokuroria Federale kërkon dënimin e 11 ekipeve të njohura

EMRAT/ Kampionati italian në alarm, Prokuroria Federale kërkon dënimin e 11 ekipeve të njohura

Futbolli italian ndodhet në një situatë tepër alarmante, pasi 11 klube, 5 prej të cilave militojnë në Serie A, morën dje aktin e referimit për kundërvajtje administrative nga Prokurori Federal në lidhje me çështjen e plusvalencave fiktive, e cila rrjedhimisht kthehet në gjykim.

Bëhet fjalë pikërisht për ekipe elitare dhe të kategorive të tjera italiane: Juventus, Napoli, Sampdoria, Xhenoa, Parma, Empoli, Pro Vercelli, Pisa, Kievo, Pescara dhe Novara. Këto klube mendohet se kanë shitur e blerë lojtarë me vlera shumë më të larta sesa ajo reale e tyre, në mënyrë që të ndikojnë në përmirësimin e plusvalencës.

Sipas mediave italiane, Prokuroria Federale ka kërkuar masë administrative me gjobë për këto 11 klube, teksa është kërkuar gjithashtu masë edhe për plot 61 zyrtarë klubesh, përfshirë drejtues dhe administratorë.

Rastet e plusvalencave po hetohen paralelisht edhe nga Guardia Di Finanza, por që nuk ka dalë ende në një konkluzion. Për rastin në fjalë, penalitetet variojnë nga gjoba të ndryshme, në rënie apo edhe përjashtim nga kampionati. 

Tani mbetet ende gjithçka për t'u parë në ditët në vijim.
 

G.B./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur