Kërcënimet nga bandat kriminale, merren në mbrojtje të posaçme 6 prokurorë dhe 1 gjyqtare (EMRAT)

Rrëfimi i të penduarit Artan Tafani për planin e grupit të Laert Haxhiut për eliminimin e prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu, dhe prokurores së shkarkuar në vetting të Lushnjës, Merita Selimi, ka ngritur në këmbë institucionet kryesore të drejtësisë dhe sigurisë në vend.

“Report TV” ka mësuar se vitet e fundit, janë gjashtë prokurorë të pajisur me mbrojtje të posaçme për shkak të kërcënimeve që kanë marrë gjatë ushtrimit të detyrës. Përveç Doloresa Musabelliut nga SPAK dhe prokurores së shkarkuar nga KPK në Lushnje, Merita Selimi, të cilat sipas Artan Tafanit ishin objektiv i Laert Haxhisë, në mbrojte janë edhe prokurorët e Elbasanit Kreshnik Ajazi dhe Ritvan Sukaj, për shkak të hetimit të dosjes së vrasjeve në Elbasan dhe dënimeve me burg përjetë të anëtarëve të fisit Çapja.

Në mbrojtje të posaçme të vendosur nga KLP, është edhe prokurori i Vlorës Albert Kuliçi, të cilit në vitin 2019 iu vendos tritol në makinë ndërsa po hetonte disa nga ngjarjet më të rënda në qytet.

Një tjetër prokuror në mbrojtje është Arjan Muça, aktualisht me detyrë në KLP, i cili në vitin 2021 gjeti një sasi eksplozivi të vendosur pranë automjetit të parkuar në zonën e komunës së Parisit në kryeqytet. Në radhët e gjyqtarëve të posaçëm, në mbrojtje është Etleva Deda, për shkak të vendimmarrjes në disa prej çështjeve që ka shqyrtuar vitet e fundit.

PROKURORËT NË MBROJTJE

Kreshnik Ajazi, Elbasan

Ritvan Sulkaj, Elbasan

Albert Kuliçi, Vlore

Arjan Muça, Tiranë

Doloreza Musabelliu

Merita Selimi, Lushnje

GJYQTARE NË MBROJTJE

Etleva Deda, GJKKO

Pas kërcënimit të dy prokurorëve nga banda e Laert Haxhisë dhe marrja e tyre në mbrojtje kreu i SPAK, Altin Dumani dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh të hënën (2 tetor) me prezencë të ministrit të Brendshëm, policisë dhe SHISH-it. Shkak për takimin u bë situata me kërcënimin e njerëzve që kanë hetuar një prej grupeve kriminale më të rrezikshëm të dekadës së fundit në vend.

Mbrojta e zyrtarëve të drejtësusë kryehet në dy mënyra. Për ata të SPAK dhe GJKKO, kërkohet direkt në polici nga vetë prokurori i kërcënuar apo kreu i SPAK dhe i gjykatës, ndërsa tek prokurorët e zakonshëm, mbrojtja kërkohet në KLP nga vetë prokurori, kreu i policisë apo prokurorisë.

Procedura urgjente u zbuatua për prokroren e spak doloresa musabelliu, ndërsa Prokurorja e Lusnjes Merita Selimi, njëra prej zyrtareve të kërcënuara, rezulton e shkarkuar me vendim të shkallës së parë të vetting-ut dhe aktualisht është mes status pezullimi, deri në një vendim të formës së prerë nga Apeli i Komisionit të Posaçëm. Megjithatë, deri te ai vendim, paguhet me 70% të vlerës së pagës. Në mesin e personave që Laert Haxhiu do të vriste ishte edhe avokati Adriatik Doga në Lushnjë, për të cilin nuk është marrë asnjë masë mbrojtje, pasi nuk ka bërë denoncim dhe nuk ka kërkuar mbrojtje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:06
‘Bandat kërcënojnë drejtësinë’, debate te ‘Siguria’! Opozita kërkon Ballën te ‘Ligjet’! Salianji: Të vijë Rrumbullaku dhe shefja e SHISH

1696342142_1696334219komisioniisigurise.JPG

Dëshmia e të penduarit Marjus Tafani, se banda e Laert Haxhiut po planifikonte vrasjen dy prokurorëve dhe një avokati, u bë shkak për debate të forta politike në Komisionin e sigurisë në Parlament. Megithëse kjo çështje nuk ishte në rendin e ditës së komisionit, deputetët e opozitës kërkuan që Ministri i Brendshëm, drejtori i policisë dhe shefja e SHISH, të thirren për të raportuar në komision.

 ‘Grupet kriminale po kërcënojnë prokurorë të SPAK. Po rrezikojnë jetën e tyre. Po mbikqyrin prokurorët. I zbuloi një i penduar Është në detyrën tuaj që të vijë min brendshëm.’- tha Salianji.

'Mendoj se duhet të vijë Ministri të raportojë këtu për situatën.’- tha Asllan Dogjani.

Kërkesat e deputetëve të opozitës, morën përgjigje nga mazhoranca, përmes deputetit Xhemal Qefalia që tha se një pjesë e anëtarëve të Komisionit të sigurisë, nuk kanë certifikata sigurie madje hezitojnë ti kërkojnë.

‘Po bëni protagonizëm, nëse doni të bëni deklarata ne nuk do ta bëjmë këtë. Nëse doni ti thërrasim për një raportim real, për gjendjen e kriminalitetit etj, e bëjmë por me dyer të mbyllura por duhet të pajiseni me certifikata sigurie të cilat një pjesë e juaja nuk i kanë. Di që një pjesë e juaja heziton ti kërkojë!’- tha Qefalia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndergjegja: 03/10/2023 15:12

    Karagjozët e kohës rrumpall po japin shfaqie.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje