1580630079_durres.jpg
Report Tv ka zbardhur emrin e autorit të krimit të rëndë që tronditi Durrësin në mesnatë. Ai është Lulzim (Lika) Cuko, i cili pas një debati për motive të dobëta me bashkëshorten e tij Manjola (Lika) Cuko, e ka qëlluar me thikë këtë të fundit duke e lënë të vdekur në vend.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se çifti kishin tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Ky i fundit ishte edhe fëmija i madh i familjes, vetëm 10-vjeç ndërsa dy vajzat janë më të vegjël në moshë.

Report Tv ka siguruar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes ku banesa 4 katëshe e çiftit është rrethuar nga shiriti i policisë si skenë krimi. Ndërkohë ende nuk ka asnjë gjurmë nga autori i cili pas krimit është larguar në drejtim të paditur.


Lajmi kryesor:

Burri xheloz vret gruan me thikë në mes të natës në Durrës dhe dorëzohet pas disa orësh: Jam penduar, tentova vetëvrasjen! Skena e krimit u pa nga fëmijët (VD)