6 dhjetori, Berisha i paqartë për protestën! Pasi u ‘tërhoq’ nga Bulevardi, ndërron mendje: Do mblidhemi para kryeministrisë, Rama ka frikë se i futemi brenda

TIRANË-  Kur kanë mbetur 2 ditë nga zhvillimi i Samitit të BE-së në 6 dhjetor, Sali Berisha është ende i paqartë se ku do ta zhvillojë protestën, në Bulevard apo jashtë perimetrit të sigurisë. Në një dalje paradite Berisha zbuti tonet dhe për herë të parë s’këmbënguli që protesta të zhvillohet në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Në asnjë moment të fjalës së tij nga selia blu, Berisha nuk artikuloi fjalën ‘bulevard’, siç kishte bërë më herët, por ai tha se demokratët do të protestojnë në “qytet” në “shesh”, janë “zotër në zona të tjera”.

“Nuk ka rrugë që mund të bllokohet përveç zonës se ku mblidhen që ne nuk kemi ndërmend, jemi më të interesuar se Edi Rama për sigurinë e lidershipit europian dhe mbarëvajtjen e samiti, përndryshe ne jemi kudo zotër të qytetit në zona të tjera, mjerë Rama dhe Cuci dhe i them Ramës demokratët protestojnë në qytet, në shesh, por e dinë mirë që burimi i të zezave është në Surrel. Aty burojnë të zezat e këtij vendi, por prap vendimi është për të protestuar në qytet. Policia nëse është e porositur që të përballet me opozitën bën zgjidhjen e gabuar, opozita nuk ka betejë që nuk fiton”, tha Berisha.

Por në një dalje pasdite, ish-kryeministri tha se do të protestojnë në Bulevard dhe se masat e sigurisë sipas tij nuk ekzistojnë, por janë thjesht një tmerr i Edi Ramës. Berisha u shpreh se Rama ka frikë se protestuesit i futen në kryeministri dhe e demaskojnë para liderëve europianë.

Këto dy qëndrime të Berishës vijnë një ditë pas paralajmërimit të Policisë së Shtetit, që i përcaktuan atij një “zonë të kuqe” për protestën duke i thënë perimetri i sigurisë është i pacenueshëm.

“Kësaj radhe thjesht ka një zonë të kuqe ku do të zhvillohet samiti dhe s’mund të protestohet. Jashtë kësaj zone ne do të marrim gjithë masat që edhe protesta të zhvillohet”, tha dje ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

“Perimetri i Sigurisë është i pacënueshëm. Siguria e 32 delegacioneve shtetërore me liderët e tyre nga BE dhe e të gjithë personaliteteve VIP na imponon që të vëmë sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare mbi dëshirën gjeografike për të protestuar”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Policia e Shtetit ka prezantuar masa e marra në kuadër të samitit të BE-së, ku bëhet me dije se zbatimi do të nisë mesdita e së hënës më 5 dhjetor. Të gjitha akset e përcaktuara si perimetër i sigurisë do të jenë të bllokuara për parkimin e automjeteve apo edhe për qarkullimin e tyre.  Lëvizja në këmbe do të lejohet vetëm për banorët rezidentë në ato lagje që përfshihen në perimetrin e sigurisë. (KLIKO KËTU për masat e PLOTA)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:16
Protesta e 6 dhjetorit, Berisha: Bulevardi është i protestuesve, Rama ka frikë se i futen në kryeministri

1670187694_finalprojekt.00125002.Still007.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish për protestën. Nga konferenca për mediat, pasi mbaroi procesi i primareve, Berisha tha se Bulevardi do jetë i protestesve, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama ka frikë se i futen në kryeministri.

“Zona e sigurisë ekziston por jo aty ku thotë Rama. Është një tmerr i tij, ka frikë se i futen në kryeministri dhe do ta demaskojnë para të gjithë europës. Nuk është detyra ime ta çliroj nga frika. Bulevardi është i protestuesve. Protestuesit kanë parasysh se siguria e miqve nuk mund të vihet në diskutim”, tha Berisha.  

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mond: 05/12/2022 19:02

    Shikoni me çfarë logjike funksionon: Rama ka frikë se mos i futemi në zyrë!!!!! Sikur po flet për ndonjë lojë fëmijësh dhe ky kërkon të fshehë hilet qe do bëjë. Në fakt duhet të flasë si politikan që kërkon të rikthehet në pushtet. Se si do rikthehet me këto marifete vetëm ai e di.... E sigurt eshte se asnjë të lëkundur nuk tërheq dot pasi të vetët të dy palët i kanë të kopsitur.

    Përgjigju
  • Begu: 05/12/2022 09:39

    Megjithate, ndaj budallait duhet te kesh kujdes!!

    Përgjigju
  • Gentos: 05/12/2022 03:48

    Jo nuk duam proteste!

    Përgjigju
  • Iris: 05/12/2022 00:57

    Bulevardi,kryeministria,Surreli,sheshet e rruget e Tiranes;dhelpra plake e di shume mire ku do t'a mbaje protesten,por po luan me nervat e policise qe t'i mbaje ne tension se nga cila zgaver do t'a nxjerre koken!

    Përgjigju
  • Berisha: 04/12/2022 14:17

    A more Sali krimineli nuk thon kot kur te vijne ment nuk ti han as qent E shikon more maskara qe mbi ligjet nuk mund te dalesh Si duket ta mbushi mendjen Likja Por mir bere se do na nxije faqen ne sy te botes Megjithese Europa te njef se cfar moster je dhe nuk do jepte rrendesi nje njeriu te dal nga mente apo non grad dhe vrases si ty Ju qe i shkoni nga pas te zeni mend se ne fund te fundit Populli e ha

    Përgjigju
  • Me Saline nga fitorja ne fitorje: 04/12/2022 14:08

    Don Kishoti ska beteje qe mos e fitoje me mullinjt e eres. Te gjith fjalite pa lidhje. Nuk proteston te bulevari por proteston ne te gjith qytetin

    Përgjigju
  • SaBe: 04/12/2022 13:45

    Te dashur gjysma e demokrateve ju njoftoje se protesten kunder narkoshtetit dhe nipit te Spiro Kolekes d ta zhvillojme ne qytetin e Kaavajes, qytetin e gjysmes sse demokracise. Ne i respektojme miqte european, prandaj nuk do jemi ne bulevardin e Tiranes. Ju Pres ne shesh ne daten 6, po te duan te vijne edhe ataa te Alibeajt SB

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 04/12/2022 12:00

    Si duket e ndjen vringellimen e prangave qeni Sali ska cfare te thote. Ku i ka trimat qe do te beje mosbindje ?

    Përgjigju
  • Den: 04/12/2022 11:47

    Te gjitha betejat i fiton ,por perveç nje humbje qe vjen nje here ne 4 vjete qe jane zgjedhjet,Ato ke 12 vjet qe i humbet.Por kjo nuk ka rendesi se ti i fiton te gjitha betejat e tjera,duke filluar nga gjygji i Parisit per non grata,etj.Vazhdo keshtu sepse ne kete menyre ja ke siguruar Rames dhe nja 10 vjet pushtetin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himarë/ Mbështetësit e Belerit penguan Këshillin Bashkiak, mbërrin FNSH! Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura

Himarë/ Mbështetësit e Belerit penguan Këshillin Bashkiak, mbërrin FNSH! Mbledhja do të mbahet me dyer të mbyllura