EMRAT/ Kush janë të dyshuarit për ekzekutimin Alban Semakut! Ish- anëtari i bandës së Aldo Bares u gjet i vrarë aty ku hidheshin plehrat

EMRAT/ Kush janë të dyshuarit për ekzekutimin Alban Semakut! Ish- anëtari i bandës së Aldo Bares u gjet i vrarë aty ku hidheshin plehrat

1695881257_artantafanialbansemaku.jpg

I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka zbardhur 6 vrasje, ndër ta edhe të Alban Semakut, ish anëtar i bandës së Aldo Bares, ky i fundit kundërshtar i Laert Haxhiut.

Alban Semaku ose siç njihej dhe si Elton Mermali  u gjet i vrarë më 17 tetor 2021 pranë lumit Shkumbin, në Peqin, ku banorët hidhnin mbeturina.

Vrasja e Semakut ka qenë me paramendim ndërsa vetë Tafani sipas policisë ka qenë ai që ka qëlluar armën. Prokuroria ka prerë urdhërarrestet për këtë vrasje më 27 shtator 2023.

Autorët e dyshuar të vrasjes me paramendim të  Alban Semaku (Elton Mermali), 17 tetor 2021 janë
Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë;
Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnjë;
Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnjë"

"Më datë 17.10.2021, rreth orës 10:00, në lagjen “Çezmë”, Peqin është vrarë me armë zjarri shtetasi Alban Semaku alias Elton Mermali. Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me këtë procedim penal, si deklarime, këqyrje e pamjeve filmike, përgjime telefonike dhe ambientale, si dhe bazuar në provat materiale të gjetura në vendin e ngjarjes, është identifikuar si autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje shtetasi Artan (Marjus) Tafani, banues në Lushnjë, 39 vjeç" informoi drejtori i policisë së shtetit.

Si ndodhi vrasja e Alban Semakut

Alban Semaku, ish-anëtari i bandës së Lushnjes u gjet i pajetë në  Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, në lagjen 'Çezma. Semaku, i cili deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali, u gjet i ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa trupi ishte hedhur në një zonë ku banorët derdhnin mbeturina. Ai dyshohet të jetë vrarë mbrëmjen e 16 tetorit 2021 ndërsa trupi i pajetë u gjet mesditën e një dite më pas. Semaku ishte ekzekutuar vetëm 5 muaj pasi ishte liruar nga burgu.

Dyshimet e atëhershme ishin se Semaku ishte ekzekutuar diku tjetër dhe se më pas trupi ishte dërguar në vendin ku edhe u gjet. Ai ishte qëlluar dy herë, ku njëri nga plumbat e kishte kapur në shpinë dhe tjetri në brinjë. 

Me vendimin e datës 16 nëntor 2015 të Gjykatës së Rrethit Lushnjë e kishte dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja”. Ishte liruar nga burgu më 6 maj 2021 pasi kishte vuajtur dënimin në  I.E.V.P Peqin. Pesë muaj më pas u gjet i ekzekutuar në një zonë pranë lumit Shkumbin. 


Lajmi kryesor:

‘Kurrë mos harro’, zbërthehet Artan Tafani, goditet banda e Laert Haxhisë! Zbardhen 6 vrasje, arrestohen 12 persona, 4 tjerë në kërkim


M.Q./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Gaceta del Turismo’: Shqipëria, destinacioni perfekt për një aventurë unike

‘Gaceta del Turismo’: Shqipëria, destinacioni perfekt për një aventurë unike