Emrat/ Lista e LSI-së e mbushur me të arrestuar për vrasje dhe kandidatë me dosje në SPAK, Meta-Kryemadhi sfidojnë ultimatumin e Yuri Kim për kandidatë të pastër

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë sfiduar kërkesën me natyrë ultimative të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kandidatë të pastër në zgjedhjet e parlamentare të 25 prillit. Lista e kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim rezulton e mbushur me njerëz të arrestuar për vrasje në rrugë, të akuzuar për vrasje të bujshme, nga ish-kryebashkiake me dosjes në SPAK, teologë të dyshimtë, nga pijanecë etj.

Pjesë e listës së LSI-së janë edhe fëmijët e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ‘djegur’ nga Vetingut, të kallëzuar dhe të arrestuar për korrupsion.

Vojo Bregu

Në listën e Tiranës, ndonëse larg vijës fituese, Meta dhe Kryemadhi kanë përfshirë edhe Vojo Bregun, ish-sekretarin e përgjithshëm në Ministrisë së Bujqësisë kur drejtohej nga Edmond Panariti. Sot në duar e SPAK ka një dosje me 500 faqe për Vojo Bregun, i kallëzuar për afera në Ministrinë e Bujqësisë, sidomos me tendera, për të cilët i bënte letrat që t’ua jepte ‘miqve’. 

Miranda Rira

Ish-kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit Miranda Rira, për të cilën është depozituar në SPAK një dosje për shpërdorim detyre, është vendosur nga Monika Kryemadhi e gjashta në listë në Qarkun e Elbasanit. Rira do mbahet mend gjatë edhe për ‘pushtimin’ e Bashkisë së Përrenjasit me tarafin e saj, një mentalitet ky tipik i LSI-së.

Ermir Gjinishi

Monika Kryemadhi ka renditur të tretin në Elbasan, teologun Ermir Gjinishi, ish-nënkryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar, i arrestuar më parë si i dyshuar për vrasjen e Sali Tivarit në vitin 2002, një zyrtar i lartë i KMSH. Gjinishin e larguan nga KMSH në rrethana të paqarta, ndërsa ka shpërthyer në akuza të rënda ndaj Komunitetit dhe drejtuesve. Departamenti Amerikan të Shtetit, në një dokument të vitit 2004, thekson se për vrasjen e Sali Tivarit autoritetit kanë arrestuar Ermir Gjinishin, i cili më pas u la i lirë. Sipas dokumentit, Gjinishi mbështetej nga fondacioni Al Haramain, me lidhje të forta me grupet ekstremiste.

Sokol Skura

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka kandiduar të pestin në Elbasan Sokol Skurën. Kandidati i LSI aktualisht ndodhet në qeli, pasi u arrestua në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Pritet që Skura të dalë nesër para gjykatës për veprën penale ‘Drejtim i mjetit në gjendje të dehur’. Skura është arrestuar edhe në 2015 për vrasjen e një kalimtari në gjendje të dehur, në Mengël të Elbasanit, por nuk është dënuar nga gjykata. Skura ka qenë nëndrejtor i Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Partia Socialiste e largoi në vitin 2015, pasi u akuzua për korrupsion në skandalin e grabitjes së rreth 500 milionë lekëve nga Fondi i Rimbursimit të Barnave.

Esmeralda Demiraj

Monika Kryemadhi ka zyrtarizuar Esmeralda Demirajn kandidate të LSI-së në Tiranë. Ajo është e bija e ish-prokurorit Skënder Demiri, i cili u arrestua në shtator të 2020 së bashku me gjyqtaren Mimoza Margjeka, me urdhër të SPAK, për një rast të dyshuar korrupsioni në drejtësi. Demiraj u la më pas në arrest shtëpie.

Aldi Fusha

Aldi Fusha është pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të LSI në Tiranë, ku është renditur i 12-ti. Aldi Fusha është djali i ish-kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fusha, i cili u largua nga drejtësia në shkurt të vitit 2019 nga frika e Vetingut, sapo Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i dërgoi dosjen e verifikimit dhe i kërkoi të justifikonte pasurinë. Komisioni i Vetingut e ka kallëzuar penalisht Petrit Fushën.

Përparim Spahiu

Ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu është renditur i pesti në listë në Tiranë. Nga një dosje të referuar në SPAK për vëllain e tij Ylli Spahiu, si ish-drejtor i Patentave, Përparim Spahiu rezulton se ka përdorur makinat e shtetit, me firmë të vëllait drejtor, në konflikt flagrant interesi. Mbetet për t’u parë nëse SPAK do të ngrejë akuzë nga kandidatit të LSI-së.

Edmond Ndou

Monika Kryemadhi ka vendosur Edmond Ndoun të dytin në listën e Shkodrës. Ditët e fundit Ndou ka nisur një fushatë marketingu, për të nxjerrë në pah ‘vlerat’ e tij. Ministria e Drejtësisë njoftonte në vitin 2017 shkarkimin e Ndout nga detyra Regjistruesin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër dhe kallëzimin e tij në fushatë, për veprën penale të përfshirjes në kundërshtim me ligjin në fushatën zgjedhore. Në atë kohë ministër Drejtësia ishte Gazmend Bardhi. Nuk dihet se çfarë është bërë me këtë kallëzim, por sot Bardhi dhe Ndou janë në një front.  

Erald Alika
Erald Alika është pjesë e kandidatëve për deputetë të LSI në Gjirokastër. Ai është arrestuar vite më parë nga policia, pasi në makinën e tij u gjet një armë zjarri kallashnikov, i cili më pas rezultoi se i përkiste shokut të tij Olti Zekaj. Dy të rinj u përfshinë në një konflikt për motive të dobëta. 

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/03/2021 00:49

    Nuk i kam problem keta emra,ndoshta keta u kane mbetur.Kur / mielli/ ka ikur me parti te tjera,ose nuk kane kandiduar, ose nuk jane vene ne liste nga kryetaret,ne site mbeten /krundet/.Problemin e kam me ata qe do te japin votat per /krundet/,ata jane me te rrezikshem, sepse legjitimojne /krundet/ per perdorim ne kuvend.

    Përgjigju
  • Erisa: 08/03/2021 21:43

    Po juve keni harruar me kryesorin mo “Vitore Tushen” ne Lezhe! Viktori shkrete i kishte ca vota kur ishte me detyra se nje dy bente dashnore lart e poshte e degjenerohej nga gruaja e tij e pas ne mes institucioni.Perjashto ketu sa procedimet i ka ne prokurori qe me siguri do i dalin sheshi tani ne kohe fushate! Viktor kurva me mire te thuash se vec virtyte burri ska kund. Do ja fus prap Mona shpulle pas rezultatit si heren e shkuar, po ani’ ska gajle per te

    Përgjigju
  • Vicidoli: 08/03/2021 20:59

    Ma paster nga tane asht Birisha as ka vjedh as ka pre as ka mendue per vedi as shpi nuk ka por rrin tu vajza e cullat e tij as i ka ne pune shteti qesin buken dyke u rropat

    Përgjigju
  • Renato: 08/03/2021 19:06

    Hajde analize hajde, i biri i atij, e bija e asaj, vetem komunistat e benin keshtu biografine....

    Përgjigju
    • Ehuuu: 08/03/2021 21:49

      O renato i behet se keta vetem nga prinderit hajdut kan mesuar. Pse thua do sjellin ndonje ide vec vjedhjes

  • Cubi: 08/03/2021 19:03

    Kjo eshte rruga qe e con per lesh sic ka edhe emrin.

    Përgjigju
  • raul: 08/03/2021 19:01

    Me nje fjale tani Nafijes i afrohen si kandidate vetem llumi i shqiperise, drogaxhinj, burgaxhinj, te divorcuara, te denuar per vjedhje dhe korrupsion, tip Miranda Rira dhe Vojo Bregsa, me nje fjale gjithe njerzit me te ndyre te shoqerise shqiptare jane bashkuar ne sektin naziskin te haremit te Jales dhe Nafije dybekut. Prandaj shqiptaret me 25 prill duhet te nxjerrin perfundimisht nga politika kete sekt sharebajgash tip Kejdi dhembcakallja , Erisa Hundpinokja, apo Kajda gjosha shalegjata dymetroshe koka me qoshe.Leshelija me 25 prill per skrap ne furrnalten e metalurgjikut ne Elbasan.

    Përgjigju
  • Sifi: 08/03/2021 18:58

    Vetem me USA nuk behet kundershtia .Amerikanet nuk harrohne kollaj ,megjithate cdo politikan ose lider zgjedh rrugen e tij

    Përgjigju
  • AltinTop: 08/03/2021 18:51

    Ne momentin qe pranohet ftesa nga keto kryetare partish... automatikisht nuk je me figure e paster...

    Përgjigju
  • Bosi: 08/03/2021 18:36

    Dallendyshe bici po kjo ca eshte sla me gjoba i terrozi njerzit nje cop pler te gjith ne nje kazan ziejn lsi ps pd po hajde ps te te pakten eshte me enira e te keqes

    Përgjigju
  • Like: 08/03/2021 18:21

    Po like injoranti dhe mona surrat kali nuk do ti zgjedhin kandidatet me te mire se vetja. Dhe e dyta kane ngelur veten injorantet dhe ne mes te qorrava do te marresh ate me cerek syri. Mjere Shqiperia ne duart e kujte eshte po akoma me keq ne duart e kujt do te bjere. Keta te gjitheve tju vesh flaken qe te marrin vesh te tjeret

    Përgjigju
  • XXX: 08/03/2021 18:16

    Keni haruar ILIR OBONIN ne Kucove. Nje njeri i peshtire i korruptuar dhe intrigant, pucist. Fytyre e urryer qe ska me mar asnje vote.

    Përgjigju
  • Euklid: 08/03/2021 17:48

    Ca presin akoma nderkombetaret dhe SPAK kjo parti duhet te shuhet dhe gjith drejtusit e saj duhet shkojn pas hekurave, kta po dalin hapur qe po tallen me 1 popull te ter si mund lejohet akoma kjo

    Përgjigju
  • Kasem doraci: 08/03/2021 16:37

    Po ndonke dorac ne vend te hudhres nuk kan vene keta.qenkan rracista

    Përgjigju
  • Bosi: 08/03/2021 16:33

    Nuk diskutohet qe jan parti llumi lsi po e dim me ca mbeturinash me ret dhe ps dhe kush i perkrah mos te hiqen si me te kulluar

    Përgjigju
  • Miku: 08/03/2021 16:21

    Ja nga cfare do qeverisen shqiptaret. Yuri Kim dhe SPAK doni nje kafe turke apo ekspres?

    Përgjigju
  • sali: 08/03/2021 16:20

    Po kjo SHPK Familjare per kete qellim eshte krijuar ,PER TE VJEDHUR,PSE MUND TE GJENI NJE NJERI TE VETEM POZITIV TE PA PERLYER NE KETE PARTI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë