Komisioni i Ligjeve është mbledhur sot për kandidaturat e paraqitura për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor, dy nga institucionet më të rëndësishme këto të krijuara nga Reforma në Drejtësi. 

Ka rezultuar se për KLP,  5 kandidatë nga trupa e pedagogëve plotësojnë kushtet dhe 3 kandidatë nga Shoqëria Civile. Sekretari i Përgjitshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj ka bërë sot raportimin për vlerësimin e kandidatëve për KLGJ & KLP. Gjonçaj sqaroi se Kuvendi ka kualifikuar dy kandidatë nga Shoqëria Civile të cilët i kishte përjashtuar ONM. Sipas tij, Kuvendi ka argumente ligjore për këtë listë.  

"Sa i takon anëtarit të Shoqërisë Civile në KLP, janë kualifikuar dy kandidatë që i kishte përjashtuar ONM. Kemi argumente ligjore për këtë. Analiza e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit ka qenë më e thelluar edhe se vetë nga, ndaj ka pasur vlerësim ndryshe nga ONM dhe pikëzim jo të njëjtë me të me kandidatët. Raporti im nuk është përjashtues. Përzgjedhja e emrit është tagër e seancës parlamentare. Media e keq interpretoi situaten", ka deklaruar Gjonçaj përpara deputetëve, duke sqaruar përmbysjen e listës së ONM. 

Kreu i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja u shpreh se Kuvendi pret nga PS, PD, LSI emrat e deputeteve të komisionit Ad hoc që do zgjedhë anëtarët e KLGJ e KLP.