Prokurori i ri i Tiranës, Dritan Rreshka ka firmosur ndryshimet e para në organin e akuzës së kryeqytetit.

Kështu, Valentin Preçi dhe Kaso Berberi komandohen shefa seksioni. Preçi shkon shef i seksionit kundër pronës dhe Kaso Berberi shef i ekzekutimeve të vendimeve penale.

Prokurori Gjergj Tako i cili nga prokuror i ekzekutimeve penale, kalon prokuror i thjeshtë. Ndërkohë, Arben Nela dhe Erion Pano  vazhdojnë të mbajnë postin e zv/prokurorit të Tiranës.  

Prokurorët që lëvizin në Prokurorinë e Tiranës:

Vijnë

Valentin Preçi
- Shef i seksionit kundër pronës

Kaso Berberi - Shef i ekzekutimeve të vendimeve penale 

Ikën

Gjergj Tako - Ish-Prokuror i ekzekutimeve penale, kalon prokuror i thjeshtë

Lëvizjet pas "furtunës" së Arta Markut
Lëvizjet në Prokurorinë e Tiranës vijnë pas furtunës së Arta Markut në Prokurorinë e Përgjithshme tre ditë më parë. Mes të larguarve ra në sy ai i prokurorit të Elbasanit, Dritan Gina duke e lënë prokuror të thjeshtë në këtë prokurori apo dhe atë të Durrësit, Agron Gjana, duke e transferuar në prokurorinë e Pukës.

Këta dy prokurorë kundërshtuan vendimin e Markut, ndërsa Gina e ka paditur atë edhe në Gjykatë. Më herët, Arta Marku kishte larguar nga detyra në njësinë e dekriminalizimit edhe bashkëshorten e Dritan Ginës, Rovena Gashin e cila gjithashtu e ka paditur në gjykatë kryeprokuroren e përkohshme.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com