EMRAT/ Rudina Hajdari forcon pozitat përballë Korab Litës, zgjerohet me 5 deputetë Grupi Demokrat në Parlament
Korab Lita dhe Rudina Hajdari
Grupit Parlamentar Demokrat i janë shtuar pesë anëtar të rinj. Kjo lëvizje është konfirmuar edhe nga vetë ky grup Parlamentar ku emrat dhe informacionet e anëtarëve më të rinj të Grupit Parlamentar Demokratik janë afishuar edhe në faqen zyrtare.
5 deputetët që u janë bashkuar Grupit Parlamentar Demokratik janë Ligoraq Karamelo, Krenar Rryci, Vasil Sterjovski, Majlinda Halilaj dhe Elda Hoti. Ky grup deri më tani drejtohet nga deputetja Rudina Hajdari dhe ardhja e 5 deputetëve të tjerë në grupin e saj, forcon pozitën përball kundërshtarit Korab Lita i cili pak kohë më parë u përpoq të merrte kryesinë e grupit dhe krijoi një përçarje.
Në një emision televiziv pak ditë më parë Korab Lita deklaroi se emrat e rinj që i janë bashkuar Grupit Demokrat u refuzuan, por ndryshe nga deklarata e tij, këta 5 deputetë janë zyrtarisht pjesë e Grupit Demokratik të drejtuar nga Rudina Hajdari.
Por kush janë 5 deputetët e rinj që i bashkohen grupit Demokrat të drejtuar nga Rudina Hajdari?
1. Ligoraq Karamelo u fut në Kuvend si deputet nga listat e Partisë Demokratike, kritik i ashpër ndaj qëndrimeve të Lulzim Bashës, ndërsa u kërcënua pasi mori mandatin e deputetit.
2. Majlinda Halili u fut në Kuvend nga lista e PD-së, qarku Tiranë në vendin e Gent Strazimirit, gjithashtu e akuzuar nga lidershipi demokrat për tradhti duke thyer vendimin e selisë blu.
3. Krenar Rryci është emri tjetër që ka pranuar të bëhet pjesë e grupit të Rudina Hajdarit. Ai vjen nga listat e PD-së në Tiranë, ndërsa fillimisht pranoi që të hiqte dorë nga mandati, por më pas deklaroi se u pengua duke pranuar të bëhet deputet.
4. Elda Hoti vjen nga lisat e LSI-së. 27-vjeçarja mori mandatin e Viktor Tushajt në qarkun e Lezhës.
5. Vasil Sterjovski, sekretar i përgjithshëm i partisë së vetme të maqedonasve në Shqipëri, Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian (AMIE) deputet në Kuvendin e Shqipërisë është emri i pesë që i bashkohet grupit të Rudina Hajdarit.
Deputetët e rinj janë shtuar në faqen e Parlamentit, por përshkrimi për Grupin Demokrat nuk ka ndryshuar.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4409
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Takimi i dy Kuvendeve/ Spahiu për Report TV: Kurti premtoi bashkim kombëtar, por për 4 vjet shpiku idenë e kombit kosovar! Të hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë
21 Dhjetor, 15:36
-
Buxheti 2025/ Gjykata Kushtetuese kërkon rreth 15 mln lekë më shumë! Papandile: Numri i ankimeve është rritur, kemi nevojë për punonjës
13 Nëntor, 11:10
-
Ekonomia/ Koçiu për buxhetin e Shëndetësisë: Hera e parë që kalon 1 mld euro, rimbursim ilaçesh për 400 mijë qytetarë, dëmshpërblim ish të përndjekurve dhe bonus bebesh
12 Nëntor, 13:13
-
Komisioni i Çështjeve Ligjore/ Sekretari i KLP: Duhet fond për sigurinë kibernetike! ILD: Kemi nevojë për para shtesë! Alibeaj: Këtu duhet të ishin kryetarët
11 Nëntor, 11:37
-
Gjykata Administrative shfuqizon vendimin e Kuvendit për përjashtimin e 24 deputetëve të PD nga seancat plenare
6 Nëntor, 13:10
-
'Amerika vendos', Rudina Hajdari zbulon në Report Tv: Votova për Trump! Do i sillte ndryshim botës! Kadilli: Ka alarm në agjencitë e OKB
5 Nëntor, 22:07
-
Hapja e takimit të 18-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ja delegacioni shqiptar i Kuvendit, vendi dhe ora e takimit
29 Tetor, 12:14
-
Padia e Dashamir Shehit për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Kushtetuesja cakton 26 Nëntorin për dëgjesë publike! (DOKUMENTI)
29 Tetor, 09:49
-
Spiropali në Letoni/ Takohet me homologen Daiga Mierina: Intensifikojmë bashkëpunimin parlamentar! Të dy vendet partnere në NATO
23 Tetor, 15:37
-
Kuvendi ‘hetim’ ligjeve të miratuara, a po funksionojnë? Tabaku për Report Tv: BE nuk do ligje vetëm në letra
19 Tetor, 22:48
-
Presidenti Begaj kthen Ligjin për Inspektimet, i 'tërheq veshin' Kuvendit: Shkakton konfuzion, paqartësi dhe pasiguri! S’i është nënshtruar procedurës
14 Tetor, 12:55
-
Anulohet seanca e nesërmeplenare në Parlament! Pritet vizita e Erdogan, ndërsa PD kishte paralajmëruar sërish kaos
9 Tetor, 21:37