EMRAT/ U përleshën me policinë pasi furnizuan me drogë TeknoFest në plazhin e Delisufit, arrestohen 3 të tjerë, 3 në kërkim! Shkon në 13 numri i të akuzuarve

Vlorë- Policia arreston edhe 3 të dyshuar të tjerë, që akuzohen se furnizuan me lëndë narkotike TeknoFest në plazhin e Delisufit në Vlorë, fundjavën e kaluar (1 Shtator) dhe që më pas u konfrontuan me efektivët gjatë operacionit “Parts 28”, duke i kundërshtuar.

Më herët ishin ndaluar dje (3 Shtator) edhe 7 persona, pesë të huaj dhe dy shqiptarë, po në kuadër të këtij aksioni. Në total janë 13 persona të dyshuar si të implikuar në aktivitet.

Zbardhen emrat e të ndaluarve të tjerë, mes tyre një shqiptar, një maroken dhe tjetri italian, kurse në kërkim janë shpallur edhe 3 shtetas të tjerë, Saranda, Kavaja dhe Kosova, me këta dy të fundit që jetonin në Itali.

Burime zyrtare thanë se tre të arrestuarit janë Ildjan Dodaj, shqiptar me shtetësi italiane, Mohammed Bennanna dhe Mateo Masini, të dy italianë.

Ata akuzohen se kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë dhe agjentët e Antidrogës Vlorë, dy ditë më parë (2 Shtator), në plazhin e Delisufit. REPORT TV arriti të hynte edhe në festën e tyre, ku u shit droga e llojeve të ndryshme, teksa policia reagoi menjëherë me aksion.

“Në kuadër të aksionit për ngjarjen ku u kundërshtuan me forcë punonjësit e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, gjatë kryerjes së detyrës, në vendin e quajtur “Plazhi i Delisufit”, u ndaluan konkretisht: I. D., shqiptar M. B., shtetas maroken dhe M. M., shtetas italian”, njoftoi policia.

Kurse në kërkim janë shpallur; A. M., lindur në Kavajë dhe banues në Itali, S. P., lindur dhe banues në Sarandë dhe A. E., lindur në Kosovë dhe banues në Itali.

Teksa vijon hetimi dhe kërkimi për kapjen e tre të tjerëve, dosja i ka kaluar Prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme.

Më herët ishin arrestuar edhe 7 shtetas të tjerë të dyshuar, 5 të huaj dhe 2 shqiptarë, konkretisht; nga Hungaria, Italia, Çekia, Tirana dhe Kosova.

"Në bazë të këtyre informacioneve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë finalizoi operacionin policor antidrogë të koduar “Parts 28”, gjatë të cilit shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë në perimetrin ku zhvillohej festivali dhe arritën të kapnin dhe të vinin në pranga shtetasit: A. S., 37 vjeç, banues në Poloni; P. O., 38 vjeç, banues në Hungari; Ch. G., 27 vjeç, banues në Itali; G. M., 20 vjeçe, banuese në Itali; P. S., 43 vjeç, banues në Çeki; S. S., 20 vjeç, banues në Tiranë; F. K., 27 vjeç, banues në Kosovë”, njoftoi policia dje.

Më tej sqaroi se këta persona vepronin si grup duke siguruar droga të ndryshme, të cilat i ndanin në doza dhe ua shitnin turistëve dhe pushuesve që po ndiqnin një festival të organizuar në plazhin e Delisufit, Vlorë.

Në kuadër të operacionit u sekuestruan sasi të lëndëve narkotike kokainë, MDMA, ekstazi, LSD dhe kanabis, 2 automjete dhe 1800 euro të përfituara nga shitja e dozave të lëndëve narkotike.

1725435188_vlore.png

Arrestimet në Vlorë

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 65- vjeçari