Pas ish-kreut të komunës Kashar, arrestohen 4 të tjerë, zbardhet skema e mashtrimit me dy pallate

Ish kreu demokrat i komunës Kashar Besnik Fuçia, tre ish vartës të tij dhe një biznesmen ndërtimi kanë përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës.

Shkon në pesë numri i personave të arrestuar për tjetërsim pronash me anë të falsifikimeve në Tiranë. Të arrestuarit akuzohen për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve të pronësisë të dy pallateve në zonën e Yzberishtit.  

Në pranga kanë rënë ish-kreu i Komunës së Kasharit, Besnik Fuçia (PD), ish-Përgjegjësi i Zyrës së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit Jurgen Memisha, ndërtuesi Stefan Caushi, si dhe inxhinierja, Miranda Dyrmisha, Kolaudatore.

Mbi ta rëndojnë akuzat "Falsifikimi i dokumenteve nga personi që ka për detyrë t'i lëshojë ato, më shumë se një herë" dhe "Shpërdorim detyre, më shumë se një herë".

Personi që ka bërë kallëzimin në prokurori, është ndërtuesi Arben Petriti, ku nga hetimet erdhën edhe arrestimet.

Dy ndërtues, Stefan Caushi dhe Arben Petriti të cilët kishin rënë dakord për ndërtimin e dy pallateve me ndarjen e pronësisë 50% me 50%. Por pronësinë e dy pallateve në fjalë e ka përfituar vetëm ndërtuesi Stefan Caushi, pas falsifikimeve dhe tjetërsimeve që u janë bërë dokumenteve të pronësisë.

Gazetari i Report TV, Arsen Rusta raporton se i gjendur në këtë situatë ndërtuesi tjetër, Arben Petriti ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës, të gjitha personat e përfshirë në tjetërsimin e pronësisë së dy pallateve në fjalë.

Stefan Caushi është administratori i Shoqërisë “INA-2004” shpk, shoqëri e cila ka fituar të plotë pronësinë e dy pallateve që morën lejen e ndërtimin ne vitin 2006.  Kjo shoqëri në kundërshtim me ligjin më datë 14 janar të vitit 2015 ka marrë nga ish-Komuna e Kasharit certifikatën e Përdorimit e vetme dhe jo së bashku me Arben Petritin ashtu siç është në dokumentet e viti 2016. Pasi ka marrë pronësinë pallatet në fjalë janë shitur dhe Arben Petriti në kallëzimin e tij ka deklaruar se është njoftuar në rrugë informale në lidhje me mashtrimin që po i bëhej.

Grupi i falsifikatorëve pritet që në ditët në vijim të dalin para gjykatës për masën e sigurisë. 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Spaku: 09/05/2019 12:31

    Ja sa te behet Spaku dhe me ate pune do merret: kryetare dhe ish kryetare te komunave e bashkise ne Tirane....

    Përgjigju
  • Qytetari: 07/05/2019 15:54

    Keta I bejne derman vetes, po pallatet e.tjera qe kane.ngele pa tapi.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 07/05/2019 14:58

    Rrmofte Birisha ai ju bani me prona o katunare Tirane

    Përgjigju
  • Arberi: 07/05/2019 14:39

    Se mos i leshon gjykata e koruptuar me arrest shtepie ose detyrim paraqitje se na degjeneruat me arresto dhe liro. Ka ndonje gjykates te ndershem ky vend?

    Përgjigju
  • xreport: 07/05/2019 10:48

    ju lutem report tv, kur te arrestohen ish drejtues komunash na tregoni kujt parti i perkasin.... behet lajme me interesant

    Përgjigju
  • Sauku: 07/05/2019 10:25

    Po Fatbardh Plaku kur e ka rradhen

    Përgjigju
  • Fahrri S p i u n i: 07/05/2019 10:14

    Dërrmojini! “Pastroni” republikën nga e gjith natyra e paudhësisë që u ngrit për 30 vjet! Pastroni fundërrinllëkun që vendin ta udhëheqë M e r i t o k r a c i a dhe jo haurllëku i pseudokapadairllëkut analfabet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit