EMRAT/ Kush do të hartojë projektin më madhor të Akademisë, Enciklopedinë Shqiptare! Kraja e Gjinushi flasin për kostot, afatet e besimin e zbehur të Ramës

Një nga tri projektet madhore të institucionit më të lartë të shkencave , Enciklopedia Shqiptare, ka tanimë një redaksi qendrore në bazë të një rregulloreje të akorduar midis Akademisë së Shkencave Shqiptare e asaj të Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Në përbërje të saj, krahas një anëtari nga Maqedonia e Veriut, dy akademitë kanë nga 5 anëtarë, përfshirë dy krerët  përkatës. Ndërkaq në vijim priten të shpallen edhe emrat e Redaksive Vendore (do ngrihen në Tiranë e Prishtinë me nga 7-9 anëtarë, drejtuesit do të jenë në listën e emrave të Redaksisë Qendrore) dhe atyre të Fushave. Akademikët Skënder Gjinushi dhe Mehmet Kraja, të cilët në një konferencë të përbashkët në Akademi shpjeguan sot vijueshmërinë e punës.

Përbërja e Redaksisë Qëndrore të Enciklopedisë Shqiptare:

Nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë:

-Akademik Skënder Gjinushi

-Akademik Dhimitër Haxhimihali

-Akademik Marenglen Verli

-Akademik Shaban Sinani

-Prof.dr. Ajula Jubani

Nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës:

-Akademik Mehmet Kraja

-Akademik Rexhep Ismajli

-Akademik Nexhat Daci

-Akademik Jusf Bajraktari

-Akademil Rauf Dhomi

Nga Maqedonia e Veriut:

-Zgjidhet prof.dr. Valbona Toska dhe përfaqëson botën shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Mal të ZI, në Luginën e Preshevës, të arbëreshëve dhe diasporës.

Enciklopedia Shqiptare është projekti më impenjues i Akademisë i ideuar me 10 vëllime. Vetëm për vitin 2021 qeveria shqiptare i akordoi 46,3 milionë lekë Akademisë së Shkencave, nga 100 milionë lekë në total, ku përfshihen edhe Fjalori i Shqipes dhe Historia e Shqiptarëve. Ndërsa  për vitin 2022 nga 60 milionë për  tri projektet, Enciklopedisë i takojnë afro 40 milionë. Në financimin e saj do të kontribuojnë dy qeveritë ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë. Kostoja fillestare e parashikuar  sipas akademikëve mund të shkojë deri në 4 milionë euro, por gjithccka varet nga ecuria e punës.

“Çdo vit dy qeveritë do të akordojnë një buxhet në bazë të kërkesës së palëve (ASSH DHE ASHAK)”, shprehet kreu i Akademisë së Shkencave Shqiptare Skënder Gjinushi.

Akademikët bëjnë me dije se tanimë kanë  gati një platformë të përbashkët, ndërsa puna pritet të nisë vitin që vjen (janar 2023). Kohëzgjatja mund të shkojë, sipas tyre mbi 5 vjet. Dhe mund të përfshihen deri në një mijë hartues  në të dyja vendet dhe 200 studiues në redaksitë përkatëse. 

“Rëndësi mbi afatet ka cilësia, disa thonë mund të shkojë 5, të tjerë deri në 7 vjet në varësi të punës”, shpjegon më tej Gjinushi.

Hartimi i Enciklopedisë, zuri vend edhe në fjalën e kryeministrit Edi Rama gjatë 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit. Ndonëse në krahasimin e tij, studiuesit e akademikët e sotëm, nuk kanë shkëlqimin e brezit të Eqerem Çabejt, Aleks Budës etj., duke reflektuar kështu besimin e zbehur tek shkenca sot.  

“Besimi është i plotë dhe kjo duket nga veprat, edhe për mbështetjen gjatë Reformës, edhe për tri projektet e mëdha”, shprehet akademik Skënder Gjinushi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • One: 12/12/2022 16:20

    Keta e ndriten me zhvillimin shkencor ne keto dhe lartesimin e figures komuniste, dhe tani do bejne edhe kete veper te madhe qe t'ja trashegojne brezave. Gjeja me e mire eshte qe mund te bejne eshte te dalin ne pension dhe kete pune ta bejne njerez profesionist te pa infektuar nga korrupsioni i 30 viteve te fundit dhe indoktrinimi komunist.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë