Më shumë se 3 vite pas aksidentit tragjik, ku humbën jetën dy persona si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, 35-vjeçari i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme në Elbasan.

Etjon Lazri, ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me 7 vjet e 4 muaj burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Etjon Lazri, i riu që u përfshi në këtë aksident në Porcelan ku si pasojë humbën jetën dy persona, fillimisht u arrestua por në prill të 2020 dhe më pas u la i lirë nga Gjykata e Apelit. Por cështja e tij u rikthye për gjykim dhe Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë vendosi ta dënojë më 7 vite dhe 4 muaj burg, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.