Emri/ Arrestohet 35-vjeçari, u kap në Lezhë duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta

Një 35-vjeçar i identifikuar si Nderim Grosha është arrestuar nga policia e Lezhës pasi po transportonte 5 emigrantë nga vendet e treta kundrejt fitimit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Immigrants’, u ndalua në Fushë Milot automjeti tip " Ford" që drejtohej nga 35-vjeçari dhe pas kontrollit në automjet i janë gjetur 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, i cili po i transportonte kundrejt fitimit.

Nderim Grosha, banues në Kukës akuzohet për veprën penale " Dhënie ndihme për kalim paligjshëm të kufirit". Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular. 

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen