Report Tv zbulon detaje të reja nga super operacioni i policisë greke që bllokoi 1.6 ton kanabis në një ishull pranë Athinës, që sipas medieve të vendit fqinj u nis nga Shqipëria.

Nga operacioni u arrestuan 10 persona, mes tyre 6 shqiptarë, ndërsa zbardhet identiteti i njërit prej tyre, i cili u plagos gjatë operacionit. Skafisti i plagosur është Alban Baxheri.

I riu shqiptar pas 22 orësh ndjekje në det u arrestua së bashku me një tjetër shqiptar dhe një italian në skafin me 1.6 ton kanabis. Aktualisht ai ndodhet në spital, pasi u plagos nga autoritetet greke gjatë operacionit.

Pas shkëmbimit të informacionit me palën greke, autoritetet shqiptare kryen një kontroll në banesën e Alban Baxherit në Sarandë ditën e djeshme, por ende nuk jepen detaje.

Tashmë jo vetëm për grekët, por edhe për palën shqiptare Alban Baxheri është një emër i njohur, pasi në muajin gusht u përfshi në një sherr me thika në Sarandë.

Alban Baxheri u qëllua me thikë në 18 gusht në kraharor dhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u nis drejt spitalit grek të Janinës për mjekim. 

Alban Baxheri
Alban Baxheri

dy.b/shqiptarja.com