Autoritetet greke kanë arrestuar shqiptarin Andon Sinaj i cili ka hapur zjarr ndaj policëve grekë.
Ngjarja u regjistrua më 8 shkurt kur policia i bëri post bllok makinës së shqiptarit por ky i fundit nuk i’u bind duke hapur zjarr.
Policia u kundërpërgjigj me të shtëna por nuk pati të lënduar.
Ngjarja lidhet me tentativën e vjedhjes së kompanisë “ALYKON” në të njëjtën ditë, kompani e cila ishte tentuar të vidhej edhe në 13 janar.
Andon Sinaj sipas policisë greke konsiderohet me rrezikshmëri, pasi jo vetëm ka hapur zjarr me pistoletë ndaj policisë, por në të shkuarën ka qëlluar më armë edhe ndaj një personi tjetër. Gjithashtu rezulton i dënuar më parë me 12 vjet burg për drogë.
Pas daljes nga burgu ishte urdhëruar deportimi i tij, por ai vazhdonte të qëndronte në Greqi pa dokumentacionin e nevojshëm.