EMRI/ Hiqej si investitore, i mori 20 mln lekë personave të ndryshëm, arrestohet 49-vjeçarja mashtruese në Tiranë

EMRI/ Hiqej si investitore, i mori 20 mln lekë personave të ndryshëm, arrestohet 49-vjeçarja mashtruese në Tiranë

Policia e Tiranes

Policia e Tiranës ka vënë në pranga pas një hetimi disa mujore një 49 -vjeçare, e cila mashtronte me qëllime përfitimi persona të ndryshëm.

Uniformat blu të Kryeqytetit kanë njoftuar se kanë arrestuar Adelina Haxhirajn, e cila hiqej si investitore dhe i merrte shuma të konsiderueshme shtetasve të ndryshëm.

"Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nisur nga kallëzimet e bëra nga disa qytetarë të ndryshëm për një shtetase e cila hiqej si investitore duke iu marrë shuma të konsiderushme parash shtetasve të ndryshëm duke ju premtuar klering/ ndërrim apartamente, njësi shërbimi, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Investitori”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasja:

Kjo shtetase në rolin e investitores iu ka marrë shuma të konsiderushme rreth 200 milion lekë të vjetra shtetasve të ndryshëm duke iu premtuar si klering/ndërrim apartamente, njësi shërbimi, hekur në funksion të ndërtimeve të pallateve apo pajisje me kabina elektrike të tensionit të lartë në funksion të pallateve", thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Tiranës.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin