Emri i Maqedonisë, Dimitrov-Kotzias: Kanë ngelur pak çështje, por shumë të vështira

Emri i Maqedonisë, Dimitrov-Kotzias: Kanë ngelur pak çështje, por shumë të vështira

Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov

Shefat e diplomacisë greke dhe asaj maqedonase njoftuan se bisedimet kanë ecur në hapa pozitive. Ata u shprehën për mediat se kanë mbetur edhe pak çështje për t'u zgjidhur, por bëhet fjalë për çështje më të ndërlikuara.

Ato theksuan se do i vazhdojnë bisedimet dhe janë optimist për tejkalimin e problemeve. Bisedimet e radhës u paralajmëruan për më 4 dhe 5 maj në Selanik, raporton 'alsat-m'.

“Kishim biseda të sinqerta dhe të hapura, biseduam për të gjitha çështjet që ndërlidhen me kontestin rreth emrit, për një pjesë të atyre çështjeve ka përparim, për një pjesë edhe më tej ekzistojnë dallime, biseduam që për herë të parë për kornizën ligjore dhe për hapat që në rast se arrihet zgjidhje si do të duket ajo dhe si do të implementohet. Ky ishte një dialog me shumë mirëkuptim për nevojat e njëri tjetrit dhe sfida jonë është se si brengat e të dyja vendeve t’i bashkojmë dhe të gjejmë mënyrë që ti tejkalojmë. Derisa ne bisedonim takim kishin edhe grupet e punës, të cilat në bazë të përparimit që është bëre në Vjen para 10 ditëve, praktikisht e kanë harmonizuar tekstin për bashkëpunimin e më tejmë, në fusha të ndryshme. Kanë punuar në tekst për mënjanimin e ekstremizmit nga të dyja palët dhe në paragrafët e preambulës së marrëveshjes së ardhshme bilaterale”, tha Dimitrov duke shtuar se për këto bisedime do ti njoftojmë kryeministret. “Procesi vazhdon, në periudhën e ardhshme është caktuar një takim tjetër bilateral, ku do të kem rast të takohem sërish me zotin Kotzias”

Nikolla Dimitrov, ministri i Jashtëm i Madqeonisë

Ndërkohë ministri i jashtëm grek gjithashtu konfirmoi se negociatat do të vazhdojnë më 4 dhe 5 maj në Selanik. Ai gjithashtu potencoi se është shënuar përparim, posaçërisht në pjesën e mënjanimit të irredentizmit. Sipas Kocias kanë ngelur edhe pak çështje për tu negociuar, por që sipas tij janë më të vështirat.

"Do të takohemi përsëri me siguri 3-4 maj në Selanik gjithashtu do të takohemi më 11-12 maj ku do të flasim për të ardhmen e Evropës. Dua te përcjell falënderime edhe për diplomatët e të dy vendeve lëndët të cilën ato po e trajtojnë ne shikojmë përmbarim. Siç e shikoni sa më shumë që njihemi mbesin më pak probleme për të zgjidhur por janë më të vështira. Sot bëmë një hap pozitiv dhe gjithmonë shpresojmë se do kemi sukses që edhe problemet më të vështira ti lehtësojmë. Përpiqemi të zgjedhim probleme që lidhen me të kaluarën po atë punë kanë diplomatët. Do të tentojmë që problemet më të vështira t’i shndërrojmë në probleme të lehta”

Nikos Kotzias, ministri i Jashtëm i Greqisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni