Emri i ri/ Protesta të dhunshme në Shkup, 7 policë dhe 25 protestues të lënduar

Bilanc negativ nga protesta e djeshme në Manastir të Shkupit, për emrin e ri të Maqedonisë.

7 policë dhe 25 protestues janë lënduar rëndë gjatë protestës së dhunshme, para Kuvendit, ku kundërshtarët e emrit të ri donin të hynin me forcë në ambientet e parlamentit.

Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme thuhet se demonstruesit kanë përdorur dhunë në protestë.

 “Gjatë protestës së mbajtur mbrëmë para Kuvendit, një pjesë e demonstruesve kanë përdorur mjete spërkatëse dhe me dhunë kanë rrëzuar barrikadat policore, duke tentuar me dhunë për të hyrë në Kuvend. Me qëllim të mos eskalimit të situatës, policia ka përdorur gaz lotësjellës në përputhje me procedurat dhe rregullat e saj për mbrojtje dhe siguri”, njofton MPB.

Në krye të protestave kundër emrit ka qenë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Protestat në Shkup filluan ditën e djeshme pas firmosjes së marrëveshjes me Greqinë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja