1769883189_lajpcakepstein.JPG

Miroslav Lajçak ka dhënë dorëheqjen si këshilltar i kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.

Dorëheqja lidhet me daljen e emrit të tij në dosjen Epstein, ku Lajçak kishte komunikuar me Jeffrey Epstein, sipas mediave sllovake.

“Nëse do ta kisha ditur shkallën e plotë të veprimeve të Epstein në të kaluarën, nuk do të kishte pasur komunikim me të”, u shpreh Lajçak.

Kryeministri sllovak, Robert Fico e ka pranuar dorëheqjen e Lajçakut.

Lajçak ka shërbyer më pare si ministër i Jashtëm i Sllovakisë, por edhe si i dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi.


Lajmi kryesor:

Dosja Epstein, Trump akuzohet për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitura, i nxirrte vajzat në 'ankand'