Dokumenti/ Del zbuluar mashtrimi i Gazment Bardhit se nuk kanë paditur në Kushtetuese pezullimin e arrestimit të Berishës

Dokumenti/ Del zbuluar mashtrimi i Gazment Bardhit se nuk kanë paditur në Kushtetuese pezullimin e arrestimit të Berishës

1701683973_gazmentbardhi.jpg

Pak minuta pasi Report Tv dhe shqiptarja.com publikuan 30 emrat e deputetëve që kishin firmosur kërkesën dërguar të enjten, (14 dhjetor 2023) në Gjykatën Kushtetuese, për të bërë të mundur pezullimin e arrestimit të Sali Berishës, reagoi Gazment Bardhi.

Në listën që ne bëmë publike përveç 19 deputetëve të Rithemelimit, pra mbështetës të deklaruar të Sali Berishës, firmën për mbrojtjen e ish-kryeministrit në hetim për aferën e privatizimit të ish kompleksit “Partizani”,  ishte dhe Gazmend Bardhi bashkë me 10 deputetë të grupit të tij.

Deputeti Gazment Bardhi përmes një reagimi të shpërndarë në media e quajti lajm të rremë dhe u përpoq ta përgënjeshtronte. 

Në reagimin e tij Bardhi tha se nuk është as pro as kundër arrestit por për të intepretuar në mënyrë përfundimtare nenin 73 të Kushtetuës lidhur me imunitetin e deputetit.

Por Bardhi në reagimin e tij komenton vetëm për pikën 1 dhe 2 të kërkesës që ka firmosur, (Shenim: Kerkesa ka 31 faqe por vetëm dy faqe janë bërë publike), e nuk flet fare për dy pika të tjera, 3 dhe 4 ku shprehimisht ka të bëjë me Sali Berishën.

Pikërisht në pikën 4 të kërkesës që vetë ata kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese, dhe që shqiptarja.com e bashkangjit në këtë shkrim (me të verdhë)  i kërkohet tekstualisht gjykatës Kushtetuese  "Pezullimin e masave shtrënguese të sigurimit personal ndaj deputetit Sali Berisha derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet me vendim përfundimtar për këtë çështje"



Foto: Faqja 2 e kërkesës që deputetët e Berishës dhe Bardhit dorëzuan në Gjykatë Kushtetuese 

Reagimi i Bardhit 

“Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese nuk është as pro as kundër asnjë arresti, por për të interpretuar në mënyrë përfundimtare nenin 73 të Kushtetuës lidhur me imunitetin e deputetit. Kuvendi ka vendosur një standart në rastin “Tahiri”, standart që aplikuar ndryshe nga prokuroria në rastin “Berisha”.

Për të qartësuar përfundimisht këtë çështje dhe për të vendosur se cili është standarti i duhur kushtetues, grupi parlamentar i ka kërkuar intepretim Gjykatës Kushtetuese për nenin 73 të Kushtetutës. Që Gjykata Kushtetuese të ketë kompetencë interpretimi, duhet domosdoshmërisht një konflikt apo çështje konkrete, ndryshe Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë për interpretim e dispozitës kushtetuese.

Qëndrimi i grupit parlamentar të PD se prokuroria në rastin e masave shtrënguese ndaj një deputeti duhet të marrë autorizim nga Kuvendi, pavarësisht cili është deputeti për të cilin paraqitet kërkesa, është një qëndrim publik që nga data 23 Tetor 2023. Ky qëndrim bazohet në standartin që vetë Kuvendi ka aplikuar në të shkuarën. Sikurse po ashtu publik është qëndrimi ynë se mbështesim barazinë para ligjit të cilitdo, dhe se jemi pro që deputet duhet të ketë zero imunitet. Për këtë duhet ndryshim i Kushtetutës, e cila pa u ndryshuar duhet të respektohet.

 

Kërkesa e deputetëve në Gjykatënn Kushtetuese për pezullimin e arrestimit të Sali Berishës


Lajmi kryesor:

EKSKLUZIVE/ Report Tv zbulon emrat: Gazment Bardhi me 29 deputetë firmosin kërkesë në Gjykatë Kushtetuese! Kërkojnë pezullimin e arrestimit të Sali Berishës


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Veliaj për Berishën dhe Metën: Dy pacientë, njëri ulëret nga dritarja, tjetri bën mizanskena! S’duhet të ngatërrojmë kllounin me liderin

Veliaj për Berishën dhe Metën: Dy pacientë, njëri ulëret nga dritarja, tjetri bën mizanskena! S’duhet të ngatërrojmë kllounin me liderin