Report Tv arrin të sigurojë ekskluzivisht emrat e 30 deputetëve që kanë firmosur kërkesën dërguar të enjten, (14 dhjetor 2023) në Gjykatën Kushtetuese, për të bërë të mundur pezullimin e arrestimit të Sali Berishës.

Përveç 19 deputetëve të Rithemelimit, pra mbështetës të deklaruar të Sali Berishës, firmën për mbrojtjen e ish-kryeministrit në hetim për aferën “Partizani”, e ka dhënë edhe Gazmend Bardhi bashkë me 10 deputetë të grupit të tij.

Bardhi dhe deputetët e tij kanë siguruar numrin e firmave (jo më pak se 28 deputetë) që duheshin për të dorëzuar padinë në Gjykatën Kushtetuese.

Emrat u mbajtën të fshehtë, askush nuk doli publikisht të flasë për këtë fakt, e madje vetë Berisha deklaroi se nuk e dinte se kush ishin deputetët.

E pyetja që ngrihet është se çfarë interesi fshihet që nuk bëheshin publike emrat dhe firmat e atyre që duan ta pezullojnë arrestimin e Berishës?

Në mesin e firmëtarëve janë jo vetëm Bardhi por dhe deputetë të grupit të tij si Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Helidon Bushati, Saimir Korreshi apo edhe Lefter Gështenja.  Përgjigjja përse Rithemelimi zgjodhi të mbajë të fshehta 30 firmat, në fakt mund të gjendet pikërisht tek emrat e grupit Bardhi, pasi këta të fundit publikisht janë shprehur se beteja e Sali Berishës nuk i mbivendoset aksionit opozitar në parlament.

Berisha po përpiqet të mbrohet me padinë e 30 deputetëve mbështetës në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar pezullimin e çdo mase ndaj tij derisa të zgjidhet konflikti i kompetencave ndërmjet Kuvendit dhe SPAK sa i takon heqjes ose kufizimit të lirisë së deputetit. Ç'ka rrjedhimisht nëse pranohej, do të shpallte anti-kushtetues, çdo vendim tjetër që rrjedh prej masës së parë, siç është arrestimi i pritshëm.

Nëse edhe kjo tentativë i dështon dhe Gjykata ia rrëzon padinë, mbrojtja e Berishës në anën tjetër, janë protestat para Kuvendit në të njëjtën ditë, të hënën, dhe në të njëjtën orë, në mesditë, kur Këshilli i Imunitetit shqyrton kërkesën e SPAK për masë arresti ndaj Berishës.

30 DEPUTETËT KUNDËR ARRESTIT TË BERISHËS
1 -Greta Bardeli
2- Kastriot Piroli
3- Lindita Metaliaj
4 -Edmond Spaho
5 -Qani Xhafa 
6 -Ludovik Hasani
7 -Flamur Noka
8- Gazmend Bardhi 
9- Agron Gjekmarkaj 
10- Xhelal Mziu 
11- Lefter Gështenja 
12 -Saimir Korreshi 
13 -Luan Baci
14- Elda Hoti
15 -Zheni Gjergji 
16 -Dhurata Çupi 
17- Helidon Bushati 
18- Ramadan Likaj 
19 -Edi Paloka
20 -Albana Vokshi
21- Tritan Shehu 
22 -Petrit Doda
23- Sorina Koti
24 -Oerd Bylykbashi
25 -Bujar Leskaj
26- Dashnor Sula 
27- Ina Zhupa
28- Kasem Mahmutaj
29- Asllan Dogjani
30 Isuf Çela

 Lajmi ne perditesim

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:15
Dokumenti/ Del zbuluar mashtrimi i Gazment Bardhit se nuk kanë paditur në Kushtetuese pezullimin e arrestimit të Berishës

1701683973_gazmentbardhi.jpg

Pak minuta pasi Report Tv dhe shqiptarja.com publikuan 30 emrat e deputetëve që kishin firmosur kërkesën dërguar të enjten, (14 dhjetor 2023) në Gjykatën Kushtetuese, për të bërë të mundur pezullimin e arrestimit të Sali Berishës, reagoi Gazment Bardhi.

Në listën që ne bëmë publike përveç 19 deputetëve të Rithemelimit, pra mbështetës të deklaruar të Sali Berishës, firmën për mbrojtjen e ish-kryeministrit në hetim për aferën e privatizimit të ish kompleksit “Partizani”,  ishte dhe Gazmend Bardhi bashkë me 10 deputetë të grupit të tij.

Deputeti Gazment Bardhi përmes një reagimi të shpërndarë në media e quajti lajm të rremë dhe u përpoq ta përgënjeshtronte. 

Në reagimin e tij Bardhi tha se nuk është as pro as kundër arrestit por për të intepretuar në mënyrë përfundimtare nenin 73 të Kushtetuës lidhur me imunitetin e deputetit.

Por Bardhi në reagimin e tij komenton vetëm për pikën 1 dhe 2 të kërkesës që ka firmosur, (Shenim: Kerkesa ka 31 faqe por vetëm dy faqe janë bërë publike), e nuk flet fare për dy pika të tjera, 3 dhe 4 ku shprehimisht ka të bëjë me Sali Berishën.

Pikërisht në pikën 4 të kërkesës që vetë ata kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese, dhe që shqiptarja.com e bashkangjit në këtë shkrim (me të verdhë)  i kërkohet tekstualisht gjykatës Kushtetuese  "Pezullimin e masave shtrënguese të sigurimit personal ndaj deputetit Sali Berisha derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet me vendim përfundimtar për këtë çështje"



Foto: Faqja 2 e kërkesës që deputetët e Berishës dhe Bardhit dorëzuan në Gjykatë Kushtetuese 

Reagimi i Bardhit 

“Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese nuk është as pro as kundër asnjë arresti, por për të interpretuar në mënyrë përfundimtare nenin 73 të Kushtetuës lidhur me imunitetin e deputetit. Kuvendi ka vendosur një standart në rastin “Tahiri”, standart që aplikuar ndryshe nga prokuroria në rastin “Berisha”.

Për të qartësuar përfundimisht këtë çështje dhe për të vendosur se cili është standarti i duhur kushtetues, grupi parlamentar i ka kërkuar intepretim Gjykatës Kushtetuese për nenin 73 të Kushtetutës. Që Gjykata Kushtetuese të ketë kompetencë interpretimi, duhet domosdoshmërisht një konflikt apo çështje konkrete, ndryshe Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë për interpretim e dispozitës kushtetuese.

Qëndrimi i grupit parlamentar të PD se prokuroria në rastin e masave shtrënguese ndaj një deputeti duhet të marrë autorizim nga Kuvendi, pavarësisht cili është deputeti për të cilin paraqitet kërkesa, është një qëndrim publik që nga data 23 Tetor 2023. Ky qëndrim bazohet në standartin që vetë Kuvendi ka aplikuar në të shkuarën. Sikurse po ashtu publik është qëndrimi ynë se mbështesim barazinë para ligjit të cilitdo, dhe se jemi pro që deputet duhet të ketë zero imunitet. Për këtë duhet ndryshim i Kushtetutës, e cila pa u ndryshuar duhet të respektohet.

 

Kërkesa e deputetëve në Gjykatënn Kushtetuese për pezullimin e arrestimit të Sali Berishës