Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka shpjeguar arsyet se përse emri i tij nuk ishte në listat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të PD-së.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spaho shkruan se ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha organet e PD-së, pas humbjes së thellë të kësaj force politike në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Për Spahon, shkak për humbjen e zgjedhjeve është kupola drejtuese e kësaj partie, të cilët sipas tij, vijojnë ende të shiten si luftëtarë dhe misionarë të rikthimit të PD-së në pushtet.
Më tej ish-deputeti shkruan se PD sot ëshë në ditëne saj më të zezë, e mbërthyer nga një grup njerëzish pa parime dhe ndërgjegje.
Me ironi Spaho tha se me këtë ekip drejtues që ka sot PD, ‘më kollaj shkon në Hënë, sesa vjen në pushtet’.
Reagimi i Spahos:
Te nderuar miq,
Per te gjithe ata te cilet me kane kontaktuar dhe me pyesin se perse emri im nuk ishte ne listat e kandidateve per Keshillin Kombetar te PD.
Pas zgjedhjeve katastrofike te 11 Majit 2025, une jam i vetmi individ ne PD qe jam dorehequr nga Kryesia, Keshilli Kombetar dhe Sekretariati i PD .
E kam marre kete veprim si shenje e pergjegjesise per humbjen e thelle qe PD pesoi ne keto zgjedhje duke mbetur 300 mije vota prapa PS.
Pretendimet per "vjedhje" te zgjedhjeve jane vec maskarade e evitimit te pergjegjesive per humbjen me te thelle te PD ka pesuar nga themelimi i saj.
Kjo maskarade behet vetem per te ruajtur postet dhe privilegjet e drejtuesve aktuale te opozites, te cilet vazhdojne me paturpesi te shiten si luftetare dhe misionare te rikthimit te PD ne pushtet.
Me keqardhje te thelle, por me kete sjellje politike dhe me kete ekip drejtues qe ka PD, me kollaj shkon ne Hene se sa vjen ne pushtet.
PD sot eshte ne diten e saj me te zeze, e mberthyer nga nje grup njerezish pa parime e pa ndergjegje, qe interesat e tyre i kane vene mbi ato te vendit dhe shoqerise.
Ata te jene te bindur, qe sado ta zgjasin bashkepunimin me Ramen dhe agonine e ketij rregjimi, nje dite do te japin llogari per vuajtjet qe kane shkaktuar dhe vjedhjet qe i kane bere ketij populli dhe ketij vendi.
Komente








