EMRI/ Në burg për marrëdhënie seksuale me të mitura, policia i gjen armë dhe drogë të fshehura në banesën e motrës së tij

EMRI/ Në burg për marrëdhënie seksuale me të mitura, policia i gjen armë dhe drogë të fshehura në banesën e motrës së tij

Arma e sekuestruar

Një armë zjarri, municion luftarak, drogë dhe sende për ndarjen e drogës me qëllim shitjen janë gjetur në banesën e motrës së Ardian Llanës në Durrës, i arrestuar më 22 tetor, për ‘Marrëdhënie seksuale me te mitura’.

Policia njofton se kishte informacion se Ardian Llana, kishte fshehur armë dhe municionin luftarak në banesën e motrës dhe kreu kontroll në lagjen nr 18 në Durrës.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, policia gjeti një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, një sasi lënde narkotike heroinë dhe një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike, në doza, sende të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

‘Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet shtesë në Prokurori, për Ardian Llanën, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. D., 64 vjeçe, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.’- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?