KAVAJE - Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në qytetin e Kavajës, pranë bashkisë së vjetër, ku një 31-vjeçar i armatosur me kallashnikov qëlloi me breshëri duke lënë të plagosur një 53-vjeçar, i cili ndodhej në dyqanin e tij.

Një plumb kapi në trup 53-vjeçarin Rexhep Tare, ndërkohë që ajo çka e bën të kthesh më shumë sytë nga kjo histori, është veprimi i guximshëm i qytetarëve, njëri prej tyre ish-polic. Kanë qenë pikërisht ata, që pas breshërisë së kallashnikovit lëshuar nga Fitim Baboçi, kanë ndërhyrë menjëherë duke neutralizuar autorin. Janë dy zotërinj, njëri që e kap autorin nga pas, ish-polici Ymer Xhafa, duke e shtrënguar në pjesën e barkut, dhe një zotëri tjetër, që i kap armën. Një gjest heronjsh që mund t'i kishte rrezikuar jetën, por eksperienca 27-vjeçare e Xhafës shmangu një tragjedi.

Fatmirësisht, më pas mbërriti policia që bëri të mundur arrestimin e autorit, me ndihmën e pamasë të dy qytetarëve. I plagosuri dhe autori më herët kanë qenë fqinjë me njëri-tjetrin, ndërsa sipas policisë, shkak i ngjarjes ka qenë një konflikt i hershëm për motive banale.

1569320163_WhatsAppImage20190924at12.09.46001.jpg

Dy banorë të Kavajës ndalojnë autorin e plagosjes me kallashnikov në dorë

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:10, pranë bashkisë së vjetër. Burime pranë policisë bëjnë me dije për Report Tv se më herët, autori dhe i plagosuri kanë qenë fqinjë, por pas një konflikti të ndodhur rreth 10 vite më parë, familja e Fitim Baboçit ishte shkëputur prej andej, duke jetuar në një tjetër lagje të qytetit. Zyrtarisht policia deklaroi se konflikti mes tyre ka qenë për motive banale, ndërsa dëshmia e tyre pritet të zbardhë edhe më shumë detaje rreth motivit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se fatmirësisht 53-vjeçarin e ka kapur vetëm një plumb dhe është jashtë rrezikut për jetën. Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar edhe xhamat e disa bizneseve për rreth si dhe është rrezikuar jeta e kalimtarëve të rastit.

VIDEO nga vendi i ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:12
Kush është njëri nga heronjt që neutralizoi autorin me kallashnikov në Kavajë...detaji i VEÇANTË që e 'nxori zbuluar'

Teksa e shikon foton, e kupton që personi me syze kurrsesi nuk mund të ishte një banor i thjesht, sado guximtar të jetë. Mënyra se si e ka neutralizuar 31-vjeçarin Fitim Baboçi në Kavajë me kallashnikov, i ka "nxjerrë" zbuluar eksperiencën e tij 27-vjeçare si ish-polic. Ai është Ymer Xhafa, i cili nuk i ka harruar reflekset e një polici dhe ka ndërhyrë në kohë, duke shmangur një tragjedi. Baboçi qëlloi me kallashnikov në trup 53-vjeçarin Rexhep Tare pas një konflikti të mbartur prej 10 vitesh, por fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën.

Ora 12:11
EKSKLUZIVE/ Pamjet kur dy banorët heronj të Kavajës ndalojnë autorin e plagosjes me kallashnikov në dorë

1569320163_WhatsAppImage20190924at12.09.46001.jpgShqiptarja.com publikon ekskluzivisht pamje nga momenti kur dy banorë të Kavajës ndalojnë autorin me kallashnikov në dorë, pasi plagosi një person në dyqanin e tij, pranë Bashkisë së vjetër të qytetit. Pak metra larg kësaj skene ndodheshin edhe forcat e policisë, që me ndihmën e banorëve, bënë të mundur arrestimin e autorit, Fitim Baboçi 31 vjeç. Duhet vlerësuar gjesti i guximshëm i dy qytetarëve, të cilët menjëherë pas plagosjes ju afruan autorit për të mos e lënë të largohet. Një veprim heronjsh pasi rreziku që mund t'i vinin jetës së tyre me një person të armatosur përballë, mund të ishte tragjik. Njëri prej banorëve i ka kapur armën, ndërsa banori tjetër e ka neutralizuar autorin duke e kapur nga pas.