EMRI/ Sfidonte policinë italiane dhe i kërcënonte me video në ‘Tik-Tok’ me kanun, vihet në pranga biznesmeni shqiptar në Zvicër

EMRI/ Sfidonte policinë italiane dhe i kërcënonte me video në ‘Tik-Tok’ me kanun, vihet në pranga biznesmeni shqiptar në Zvicër

Mirko Rosa

Një shqiptar është vënë në pranga të policisë italiane pasi ishte shpallur në kërkim për 7 vepra penale.

46-vjeçari Mirko Rosa, i njohur si ‘Mirko floriri’, ishte arratisur në Zvicër, ku fshihej për t`i shpëtuar dënimit me 6 vjet burg, dhe madje kërcënonte policinë italiane përmes Tik Tok-ut, duke i përmendur kanunin shqiptar.

Mediat italiane raportojnë se mbi biznesmenin shqiptar, rëndojnë një sërë akuzash, duke nisur nga mashtrimi, abuzimi në familje, dëmtimi personal, pastrimi i parave, simulimi i një krimi dhe fyerja ndaj një zyrtari publik.

Ishin pikërisht videot e postuara në Tik Tok ato që bënë të mundur gjurmimin e 46 vjeçarit. Mirko kishte mundur të arratisej janarin e vitit të kaluar vetëm pak përpara se ta dërgonin në burg.

Pas arratisjes Mirko nuk qëndroi në heshtje, por vazhdimisht publikonte video ku sfidonte policinë italiane dhe i kujtonte kanunin dhe gjakmarrjen.

‘Nuk më kapni kurrë’, shkruante në rrjetet sociale, ish-pronari i një rrjeti dyqanesh floriri në Varese.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • brryli: 10/02/2021 00:42

    edi rama dhe sali berisha duhet ta njofin mire, njeri kunder tjetri pro, tjetri kunder njeri pto

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Shef i NATO-s, Mark Rutte viziton sot Turqinë ku do takohet me Erdogan dhe Fidan! Nesër do të jetë në Athinë

Shef i NATO-s, Mark Rutte viziton sot Turqinë ku do takohet me Erdogan dhe Fidan! Nesër do të jetë në Athinë