Një 51-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi u kap teksa shpërndante doza kanabisi dhe kokaine në lagje të ndryshme të qytetit të Sarandës.
Në pranga ka rënë Bonin Shabani, 51 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.
51-vjeçari u arrestua në flagrancë teksa shiste kanabis dhe kokainë në lagje të ndryshme të qytetit.
Droga, së bashku me një shumë parash të përfituar nga shitja e dozave dhe 2 celularë, që iu gjet 51-vjeçarit të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.