Një 23-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet të një poste në rrugën “Pavarësia”.

Sipas policisë, pas marrjes së njoftimit për vjedhjen nisën menjëherë veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Edson Germenia u arrestua nga shërbimet e Policisë Durrës, në qytetin e Beratit, në afërsi të vendit ku kishte braktisur automjetin e vjedhur.  

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, pas marrjes së njoftimit për vjedhjen e një automjeti, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.  

Si rezultat i punës së shpejtë hetimore u identifikua shtetasi E. G., i cili dyshohet se ka vjedhur në rrugën “Pavarësia”, automjetin e një poste, që kishte pako të porosive të ndryshme.      

Shtetasi E. G. u kap nga shërbimet e Policisë Durrës, në qytetin e Beratit, në afërsi të vendit ku kishte braktisur automjetin e vjedhur.  

Në përfundim të veprimeve, shtetasi E. G., 23 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë