Një shqiptar, i identifikuar si Olsi Kuka u gjet i vrarë me thikë në Barnet në orët e para të së mërkurës së kaluar (11 maj). Ai ndërroi jetë në vendngjarje ndërsa policia ka arrestuar 3 persona të akuzuar për vrasjen e tij.
Kuka ndërroi jetë në vendngjarje. Në prangat e policisë britanike ranë dy burra, të moshës 33 dhe 25 vjeç dhe një grua 24-vjeçare. Kombësia e tyre nuk dihet ende.
Dy burrat mbetën në paraburgim ndërsa gruaja përfitoi lirinë me kusht. Fillimisht u arrestua një 35-vjeçar por u la i lirë më vonë. Ende mbetet e paqartë arsyeja e kësaj ngjarje të rëndë dhe cili ishte shkaku që i mori jetën të riut shqiptar.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)