Në vazhdën e megaoperacionit antidrogë “Tempulli”, është vënë në pranga edhe një 19-vjeçar në Dibër, pasi tentoi që të shiste lëndë narkotike në afërsi të një shkolle. Mësohet se në pranga ka rënë Fabjan Rriçku.
Njoftimi i policisë:
"Policia e Dibrës në zbatim të masave të sigurisë në shkolla, për parandalimin dhe goditjen e shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave dhe nxënësve të shkollave, si dhe në kuadër të megaoperacionit "Tempulli", është siguruar informacion se në afërsi të perimetrit të sigurisë së një shkolle të mesme në qytetin e Peshkopisë, shiteshin doza të lëndës narkotike cannabis sativa menjëherë është ndërhyrë për goditjen e këtij rasti.
Si rezultat shërbimet e Policisë, kapën dhe shoqëruan shtetasin F.Rr., 19 vjeç, banues në Dibër, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike e ndarë në doza.
19-vjeçari, në përfundim të veprimeve të para hetimore është proceduar penalisht, ndërkohë që në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme."
Lajmi në përditësim...
M.T/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord me nismën e Kishës Katolike për ndalimin e simboleve komuniste?
-
Po
38%
-
Jo
55.4%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 276
Lajme të tjera
-
Në Dibër disa fshatra pa energji elektrike, 3 grupe të OSHE së Kavajës dhe Durrësit u shkojnë në ndihmë! Rrugët e kalueshme me zinxhir
27 Nëntor, 09:43
-
'Im bir la universitetin për të punuar në shtëpi bari në Britani', rrëfimi i babait shqiptar: E mora vesh vonë
26 Nëntor, 23:10
-
Reshje dëbore e ngrica! Bllokohet një orë në mbrëmje bypassi në rrugën e Arbrit! Lëvizja e mjeteve me zinxhirë! Fshatra pa energji në disa qarqe
26 Nëntor, 08:48
-
U bllokuan në Qafë Murriz, VIDEO nga momenti kur evakuohen 50 pasagjerë
25 Nëntor, 21:43
-
Kishin mbetur të bllokuar në Qafë Murriz, VIDEO nga momenti i shpëtimit të prindërve me dy fëmijë! Largohen me makinën e policisë
25 Nëntor, 19:27
-
300 mjete të bllokuar në Qafë Murriz, Policia: Do i evakuojmë drejt Klosit
25 Nëntor, 19:24
-
Bora bllokon 400 mjete në Qafë Murriz dhe aksin Peshkopi – Maqellarë! Bashkia Dibër pa drita
25 Nëntor, 18:45
-
Reshjet e borës, bllokohet rruga e Arbrit dhe akset Cudhi Kamp-Qafshtamë e Bruzë Mal-Shkretë
25 Nëntor, 16:07
-
Bora në Qarkun e Dibrës, ja akset e pakalueshme
25 Nëntor, 15:59
-
VIDEO/ Gazetari i Report Tv raporton i mbuluar nga bora! By Passi i Qafës së Murrizit i bllokuar! Në makina ka dhe fëmijë
25 Nëntor, 15:15
-
Policia: Në akset Bulqizë-Peshkopi, Bulqizë-Klos e Peshkopi-Kukës, kalimi vetëm me zinxhirë
25 Nëntor, 14:56
-
Reshje të dendura të dëborës, bllokohet kalimi i mjeteve në Bypass-in i Rrugës së Arbrit
25 Nëntor, 14:43