KORÇË- Sërish rotacion në postet drejtuese në burgje. Mësohet se Altin Gusho nga Pogradeci është emëruar shefi i burgut të sigurisë së Lartë në Drenovë.

Ndërkohë që drejtori aktual Agim Tafaj është transferuar me të njëjtën detyrë Vaqarr. Gusho është prezantuar në këtë detyrë nga drejtori i policisë së burgjeve Bardhyl Kaçorri.

Drejtor i Burgut të Drenovës vazhdon të jetë Genci Fejzollari.