Kaçorri u shkarkua pas 'shëtitjes' në Bllok të Dritan Dajtit, emërohet drejtori i ri i Policisë së Burgjeve

Kaçorri u shkarkua pas 'shëtitjes' në Bllok të Dritan Dajtit, emërohet drejtori i ri i Policisë së Burgjeve

Drejtori i ri i Drejtorisë së policisë së Burgjeve, Enver Levani

Enver Levani është emri i ri që po drejton Policinë e Burgjeve pas shkarkimit të Bardhyl Kaçorrit disa muaj më parë. Kaçorri u shkarkua pak muaj më parë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj pas furtunës që shkaktoi 'shëtitja' në Bllok e Dritan Dajtit.

Mësohet se Levani është një emër i njohur në radhët e Policisë së Shtetit, duke pasur një eksperiencë mbi 16 vjeçare në polici. Ndërkohë, bëhet me dije se ai mban gradën kryekomisar nga Policia e Shtetit.

Referuar të dhënave, Enver Levani vjen në këtë detyrë duke lënë postin e tij si Komandat i Forcave Speciale “RESI”. Gjithashtu ai ka një eksperiencë prej 12 vitesh tek Reparti Speciale “RENEA” duke e nisur atë si Zv/komandat njësie deri tek shef seksioni.

Atë e pret një detyrë e vështirë dhe sfiduese në drejtimin e policisë së burgjeve, ku ndër të tjera vetëm vitin e fundit janë bërë një sërë ndryshimesh masive për të rritur standardin, si në aspektin logjistik ashtu edhe në atë financiar.

Këtu bëjnë pjesë edhe një sërë inisciativash ligjore të cilat kanë rritur vëmendjen ndaj tyre. Në këtë detyrë të re, Levani pritet të vendosi në funksion eksperiencat dhe trajnimet e tij të rëndësishme në Ankara, Greqi, Francë, Afganistan, SHBA, si një këshilltar ndërkombëtar policie.

CV-në e plotë të tij:

Curriculum Vitae

Eksperienca Profesionale

Mars 2020                     Drejtor i Policise se Burgjeve

Maj 2018                       Komandat i Forcave Speciale “RESI”

Tetor 2016 –  Maj 2018      Reparti Special “RENEA” - Shef Seksioni

Gusht 2015  - Tetor 2016   - Shef Sektori Ai dhe Specialist i APO-se: Akademia  e Sigurise

Janar 2014 - Gusht 2015   - Shef Seksioni Ai dhe Specialist: Komisariati Special “RENEA”

Korrik 2013 - Janar 2014  - Baza Ushtarake, HERAT. – Mentor

Janar 2011 -  Korrik 2013 - Shef Seksioni Ai dhe Specialist: Seksioni i njesise       spesiale e nderhyrjes taktike Reparti “RENEA”

2004 – 2010                         Zv Komandant Grupi:  Reparti Special “RENEA”

2003 – 2004                         Oficer Policie, Komisariati Durres.

Edukimi

1988 – 1992  Gjimnazi “Hajredin Fratari”

                        Mallakaster, Shqiperi

                        (Diplomuar)

1997 – 1998    Akademia e Policise “Arben Zylyftari”

                        Tirane Shqiperi

1999 – 2003    Akademia e Policise,

                        Ankara, Turqi

                        Master ne Shkencat e Sigurise

 Trajnime profesionale

Prill 2019                   Kursi Themelor  “Lufta Kunder Financimit te Terrorizmit”

Maj 2019                    Kursi  per Analizimin  “Lufta Kunder Financimit te Terrorizmit”

Shtator 2019              Kursi Baze “Lufta Kunder Financimit te Terrorizmit”

Mars  2018                 Certifikate “Per Formimin e intruktoreve te Armeve te Zjarrit”

27 Gusht 2018 - 07 Shtator 2018    “Hetimi i Vendngjarjes pas Shpërthimit”   Budapest, Hungari

09 – 19 Prill 2012               Faza e Dyte e Trajnimit nga “NATO”,  POMLT  1201:  Qendra Nacionale e Taktikave te Xhandarmerise.   Astier, France

05 Shkurt 2012                   Trajnimi per keshilltar policie nderkombetar

Nentor – Dhjetor 2012       Trajnimi rreth Situatave me Pengmarrje – Negocim Greqi

14 – 18 Nentor 2011          Negocime ne Raste Rrembimesh dhe Pengmarrjesh. Tirane, Shqiperi.

13 – 24 Shtator 2010         Trajnimi Baze per Forcat e Nderhyrjes Shpejte    Tirane, Shqiperi

06 – 08 Prill 2010               “Kurs i Avancuar per Instruktor”  Tirane, Shqiperi

11 – 15 Maj 2009                Menaxhimi dhe Negocimi i Situatave me Pengmarrje.        Ankara, Turqi

10 Mars – 11 Prill 2008      Kursi per Zgjidhjen e Krizave te Renda me         Pengmarrje: Karolina e Veriut, Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

29 – 30 Maj 2008                   Certifikate; Veprimi i njesive speciale te policise ne Lufte Kunder Krimeve te Renda dhe Krimeve te Organizuara.  Tirane, Shqiperi

15- 19 Tetor 2007                  Aftesite ne luften kunder A.SH.M ne skenen e krimit. Organizuar nga Ambasada Amerikane Departamenti i Sigurise se U.S.A. Durres, Shqiperi

03 – 14 Dhjetor 2007            Certifikate per Formimin e Instruktoreve                                                Akademia e Policise “Arben Zylyftari”,  Tirane

20 -  24 Nentor 2006             Kursi Anti – Terrorist (Vertetimi i Stazhit Anti – Terrorist. Tirane, Shqiperi

12 – 16 Maj 2003                   Programi kunder Trafikimit te Qenieve Njerezore dhe Klandestineve . TADOC, Ankara, Turqi

28 Prill – 02 Maj 2003           Kursi Per Instruktor Vetembrojtje.

1998 – 1999                            Gjuhe Turke – Certifikate.  Akademia e Policise, Ankara Turqi

2002 – 2003                            Gjuhe Greke – Certifikate.  Universiteti i Ankarase, Fakulteti i Gjuheve te Huaja. Ankara Turqi.

Gjuhet e Huaja:       Anglisht, lexim, shkrim, te folur: MIRE

                                    Greqisht, lexim, shkrim, te folur: SHUME MIRE

                                    Turqisht, lexim, shkrim, te folur: SHKELQYESHEM.

Kompjuter, njohje te mira ne programet: MS Ëord, Excel, Poëer Point.     

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë