Enada dhe Gerd Vaso
sjellin “Traviatën” në balet

Enada dhe Gerd Vaso<br />sjellin “Traviatën” në balet
TIRANE - Premiera absolute e baletit “Traviata” me muzikë të Giuseppe Verdi-t do të shfaqet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit – Tiranë me rastin e dyqindvjetorit të lindjes së Giuseppe Verdi-t duke ofruar një riinterpretim koreografik origjinal të operave më të famshme të këtij muzikanti të shquar.

Organizatorët e TKOB-it pohojnë se kanë si “qëllim të nderojë dymbëdhjetë interpretueset shqiptare të Violetës gjatë këtyre gjashtëdhjetë viteve të historisë së tij të lavdishme”, të cilat janë Tefta Tashko Koço, Marije Kraja, Gjysepina Kosturi, Nina Mula, Edit Mihali, Inva Mula, Marjana Leka, Ermonela Jaho, Etleva Golemi, si dhe M. Tafaj, T. Kora, R. Tullumani.

Orkestra do të drejtohet nga maestro Eno Koço, ndërsa balerinët solistë do të jenë Enada e Gerd Vaso. Gjithashtu koreografia do të realizohet nga Enada e Gerd Vaso, ndërsa kostumet nga Ardi Asllani dhe skenografia do të projketohtet nga Erald Bakalli.

Shfaqja do të jepet nga datat 3 mars deri më 10 mars 2013. Vepra e Verdit këtë vit do të kujtohet në gjithë botën. Rigoletto, Traviata, Trovatore, Nabuko, Makbeth, Aida, Don Carlo, e Otello janë disa nga veprat qe do të shoqërojnë gjithë vitin 2013, pasi ky vit është viti verdian, dyqindvjetori i lindjes së Giuseppe Verdit.

Pritet që festa dhe evente të ketë në çdo cep të globit, për këtë kompozitor dhe repertorin e tij, si trashëgimi universale e njerëzimit. Në Itali do të organizohet “Viva Verdi” aktiviteti qe do te pershkoje çdo cep të Gadishullit Apenin. Do të niset nga Parma, vendlindja e kompozitorit në 12 janar me një Ballo me Maska dhe do të mbyllet në La Scala në 7 dhjetor 2013, me Traviatën e drejtuar nga Daniele Gatti.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar