Enada Hoxha, kokëkuqja
rebele e “Mandarinit” hungarez

Enada Hoxha, kokëkuqja <br />rebele e “Mandarinit” hungarez
Ajo është transformuar në një vajzë kokëkuqe, me kaçurrelat agresive, rebele e brutale. Dhe këtë e bën posaçërisht për ngjitjen e parë në skenën shqiptare të baletit të censuruar hungarez “Mandarini i mrekullueshëm”. Nëse kërkon të gjesh se cila është balerina poshtë kostumit skenik, nuk është e lehtë ta zbulosh. Në kontrast të skajshëm me personazhet e gjithë repertorit të saj, Enada Hoxha po punon këto ditë intesivisht për rolin e një prostitute. “Mandarini i mrekullueshëm” mbeti një nga baletet më të përfoluara në historinë e muzikës klasike. Opera me 4 akte, që është zanafilla e baletit të censuruar hungarez “Mandarini i mrekullueshëm”, është shkruar nga kompozitori Ferenc Erkel. Premierën e parë e ka pasur në vitin 1844. Premierës të baletit ia “preu këmbët” censura. Shkaku, historia që përcjell, një realitet therës shkruar nga Lengyel. Nëse do të lihej i lirë me këtë balet, sigurisht Lengyel do të kishte bërë një sfidë artistike, sepse gjithmonë është tentuar ngjitja e baletit në skenë. Por, “ky balet përbën një sfidë edhe për vetë balerinët që e luajnë”, pohon balerina e parë Enada Hoxha.

“Këtu balerinët duhet të projektojnë në lëvizje gjithçka, koreografinë, por edhe dirigjentin e orkestrën”, thotë ajo. Enada Hoxha do të jetë e vetmja femër që do të luajë në skenë dramën dhe kapriçiot e prostitutës kokëkuqe, e rrethuar me 6 balerinë meshkuj. Kanë ngelur edhe tre ditë nga data e shfaqjes. Me Enadën mund të shkëmbejmë vetëm një bisedë fare të shkurtër. Ajo nuk gjen kohë të lirë deri në mbrëmjen e premierës, 28 shtator. Në rolin e saj të çuditshëm nuk ka harruar të tërheq, si përherë, partnerin e saj Gert Vason. Ai do të luajë “Mandarinin”. Enada thotë se “kjo është një shfaqje ndryshe, e cila lidhet me një histori të rëndë dhe dramatike, por që nuk mund ta mohojmë se ndodh shpesh në jetë”. Me këtë rol ajo synon ta bëjë sa më të prekshme ngjarjen e përditshmërisë sonë, të kohës aktuale që jetojmë, edhe pse na ndajnë gati dy shekuj nga ngjizja e fabulës muzikore të këtij baleti”. Ndërsa koreografi hungarez, David-Miklos Kerenyi, i cili po punon këto ditë në Tiranë me balerinët e konsideron një sfidë ngjitjen e Mandarinit në skenën shqiptare. “Muzika është shumë e vështirë për t’u interpetuar në skenë. Dhe duke i shtuar kësaj një histori të fortë e të rëndë, gjithçka bëhet më e komplikuar. Por ne kemi kohë që po punojmë dhe në këtë teatër, ku kemi gjetur profesionistë të vërtetë”, thotë ai.

Rrugëtimi i kësaj vepre ka qenë i gjatë. Nisi në 1 janarin e vitit 1917 nën titullin “Pantonime groteske” dhe më pas erdhi muzika e Bela Bartokut. Kompozitori Bartok ishte i magjepsur nga kjo histori e hidhur e reale dhe në vitin 1919 kishte gati për skenën muzikën, e cila deri në versionin e vitit 1924 kishte ndryshuar disa herë. Vepra u cilësua nga publiku një skandal. Historia servirej tepër realiste, të vërtetat u thanë pa doreza. Baleti “Mandarini i Mrekullueshëm” ishte më i fortë se pengesat, ende vijon të shoh dritën e skenës. Në skenën shqiptare do të ngjitet si një dyptik muzikor që bën bashkë operën e parë hungareze, “Huniadi Lazlo” dhe baletin më të njohur të këtij vendi pagëzues. “Me këtë shfaqje unike që bën bashkë artistët shqiptarë dhe hungarezë, do të çelet ky sezon artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit mbrëmjen e 28 shtatorit, shfaqje e cila për publikun do të vijojë të jetë në skenë edhe mbrëmjet e 29 dhe 30 shtatorit, ka pohuar drejtori i TKOB-it, zoti Zhani Ciko.


Sinposis

“Mandarini i Mrekullueshëm”
Balet

Muzika
Bela Bartok
Libreti
Menyhért Lengyel
Koreograf
David-Miklos Kerenyi
Solistë
Enada Hoxha, Odeta Dishnica, Gerd Vaso, Evis Nallbani, Dion Gjinika, Fatjon Lito, etj
Interpretojnë
Trupa e Baletit dhe Orkestra Simfonike e T.K.O.B
Dirigjent
Imre Kollar

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga