Duhet të presim për diellin! Sërish shtrëngata me rrufe dhe breshër

Duhet të presim për diellin! Sërish shtrëngata me rrufe dhe breshër

Edhe ditën e sotme pritet që të mbizotërojë një mot me reshje të dobëta në të gjithë vendin. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet e shiut të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre gjatë pasdites.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 16 / 23 °C, në vendet e ulëta: 15 / 24 °C dhe në vendet malore: 9 / 19 °C. Edhe pse jemi në stinën e verës, Shqipëria në javët e fundit nuk ka gjetur qetësi  nga lëkundjet në juglindje, përmbytjet në Elbasan, por edhe reshjet në të gjithë vendin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin