Riuler Oliveira, futbollisti brazilian që launte në Japoni ka ndërruar jetë në moshën 23-vjeçare për shkaqe ende të panjohura.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi i futbollistit në Japoni Shonan Bellmare ku ishte pjesë për sezonin e dytë radhazi. Më herët futbollisti ka qenë pjesë e disa skuadrave në Brazil ku mund të përmendim Internacional dhe Koritiba.
‘’Na vjen shumë keq për vdekjen e papritur, për momentin jemi në pritje të rezultateve të autopsisë’’, shkruan klubi japonez duke lënë të paqarta shkaqet e ndarjes nga jeta të futbollistit brazilian. Lajmi ka tronditur botën e futbollit pasi i riu shikohej si futbollist me perspektivë dhe ndarja nga jeta në moshë të re ka sensibilizuar dhe klubet në vendlindjen e tij.