Ende gërmime skandaloze në 
zonën arkeologjike të Durrësit

Ende gërmime skandaloze në <br />zonën arkeologjike të Durrësit
Vazhdojnë gërmimet skandaloze në zonën arkeologjike të Durrësit, pranë Torrës Veneciane. Dje mbasdite rastësisht kalova te hapësira e Velës në Durrës dhe pashë një eskavator që gërmonte më se 2 metra thellë pa prezencën e asnjë arkeologu.
 
Skandali i parë
:Gërmime me eskavator në Zonën Arkeologjike A të Durrësit, të cilat janë të ndaluara nga Ligji i Trashëgimisë Kulturore.

Skandali i dytë: Edhe sot më 11.02.2017 Gërmimet e paligjshme me eskavator po kryen pa prezencën e arkeologut drejtues të gërmimit të Institutit.

Sipas medieve, një ditë më parë Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë bëri të ditur se është vendosur të ndalen punimet e gërmimit deri në një vendim të dytë.

Mbas mbledhjes së fundit të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë datë 09.02.2017 nën drejtimin e Ministreshës së Kulturës zonjës Kumbaro, një eskavator gërmon në Zonën Arkeologjike A të Durrësit, pikërisht në hapësirën ku po zbatohet projekti “Vela/Veliera” pranë të ashtuquajturës “Torre Veneciane” dhe “Mureve rrethuese antike të Dyrrahut ilir”. Pamjet filmike vijnë nga mbasditja e ditës së shtunë 11.02.2017 të marra nga një kalimtar (vizitor) prej fotoaparatit të tij.

Kujtojmë se gërmimet me eskavator në nëntokën e Zonës Arkeologjike A të Durrësit janë të ndaluara rreptësisht nga Ligji i Trashëgimisë Kulturore dhe Rregullorja e Posaçme e Zonifikimit të vlerave të rralla arkeologjike për qytetin e Durrësit.

Së dyti, siç vërehet edhe së pamjet filmike, pranë eskavatorit nuk ndodhet të paktën asnjë arkeolog që të drejtojë, shoqërojë, të vëzhgojë apo të dokumentojë situatën arkeologjike që shkakton gërmimi i nëntokës nga ky eskavator në Zonën arkeologjike A të Durrësit. Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Durrësit ia ka besuar këtë gërmim Institutit të Arkeologjisë pranë Qendrës të Studimeve Albanologjike. Institucionet shtetërore që nuk respektojnë, por shkelin Ligjin e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore.

*Nga Gjergj Frashëri/ arkeolog i njohur shqiptar.

Redaksia Online 
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......