Ende larg, Shqipëria në vendin e
102 për shpejtësinë e internetit
Vlera e informacionit varet nga shpejtësia, me të cilin ai përcillet.
TIRANE- Vlera e informacionit varet nga shpejtësia, me të cilin ai përcillet. Në epokën e informacionit shpejtësia e internetit është e lidhur ngushtë me përcjelljen e informacioneve. Kohët e fundit, kompania e internetit “Ookla”, përditësoi renditjen botërore të shkarkimit të informacionit me anë të internetit, në bazë të miliona testeve të kryera.
Vendi me internetin më të shpejtë në botë është Hong Kong-u, Shpejtësia e internetit këtu arrin deri në 71.01 Mbps (Megabit/sekond). Ndërkaq, të dhënat më të çuditshme vijnë nga rajoni ballkanik. Rumania është vendi i tretë në botë që ka shërbimin më të shpejtë të internetit, me 51.4 Mbps. Ndërkohë, në vend të dytë është Singapori me një shpejtësi interneti prej 52.94 Mbps.
Po ku renditet Shqipëria, të cilën ish-kryeministri Berisha e “pagëzoi” si dixhitale? Nëse do të të shohim të dhënat, nga 186 vende të renditura në këtë studim, Shqipëria radhitet në vendin 102. Në një këndvështrim tjetër, Shqipëria ka internetin më të ngadaltë në të gjithë rajonin ballkanik, me një shpejtësi mesatare prej 5.94 Mbps.
Ndërkaq, nëse do të shikojmë si është shpejtësia e internetit në qytete të ndryshme të Shqipërisë, Tirana ka zonat me shpejtësinë më të madhe të internetit në mbarë Shqipërinë, 6.34 Mbps. Ndërkohë në qytetet e Shkodrës dhe Vlorës, sipas statistikave, shpejtësia e internetit është mesatarisht 20% më e vogël se në Tiranë.
Shkrimi u publikua sot (01.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4454
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09