TIRANE- Ndonëse nuk e ka kuorumin e nevojshëm prej 5 anëtarësh kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Endira Bushati, vijon përpjekjet për të arritur miratimin e akteve që lidhen me transmetimet numerike.
 
Mbledhjen e radhës kryetarja e këtij institucioni e ka zhvilluar vetëm me operatorët lokalë, pasi televizionet kombëtare e kanë bojkotuar procesin.
 
Në këtë mënyrë antiligjore vetëm me 3 anëtarë, AMA po çon përpara licencimin e rrjeteve për të cilën kërkohen firmat e 5 anëtarëve, thënë ndryshe miratim me shumicë të cilësuar.
 
Sipas Bushatit këto akte priten të miratohen në fillim të shtatorit ndonëse në mënyrë jo ligjore.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)