Sa kohë jeni të lidhur me Elenën?
Një vit e pak .
Si jeni njohur dhe ku?
Jemi njohur në spektaklin “Albania next top model” ku Elena ishte modele në program e unë fotografi zyrtar. Nuk është se ka qenë diçka që nisi direkt ne jemi lidhur një vit pasi njiheshim.
Di që ju nuk keni qenë dakord që Elena të futej në Big Brother, përse?
Ajo sapo ka filluar vitin e parë në gazetari dhe doja t’i përkushtohej shumë kësaj dege.
Cilat janë fjalët e fundit që Elena të ka thënë para se të futej në atë spektakël?
Fjalët e fundit ? hmmmmm: “Dashtë zoti po shkon për mirë”.
Çfarë të ka tërhequr tek Elena?
Sinqeriteti dhe tipi i saj kompleks sa për pamjen është e tepërt të flas.
A e ndjek Elenën brenda shtëpisë sa kohë i kushton qëndrimit të saj brenda shtëpisë së Big Brother?
E ndjek shumë kur jam në shtëpi por dhe në punë e mbaj githnjë një dritare hapur të Big Brother online.
Kohët e fundit Elena është komentuar shumë për veshjet dhe zhveshjet e saj brenda në shtëpi, cili është mendimi juaj?
Njerëzit gjithnjë komentohen si të jenë duke bërë diçka mirë si në të kundërt.
Tani veshjet e Elenës nuk të kanë bërë fare përshtypje apo se ke parë këtë pjesë?
Unë e ndjek shumë gjatë gjithë kohës kështu që s’ka si të mos e kem parë por duke qenë se ajo është modele ka linja të bukura e aspak vulgare, mua më duket si ëngjëll dhe s’mund ta shoh me sy që të më duket shëmtuar.
Në një foto shfaqet si nudo?
Të veshësh boxera bezhë nuk më duket nudo. Aty ka vajza qe kanë dal me tanga dhe habitem si nuk flitet për to dhe gjatë gjithë kohës flitet vetëm për mbathjet e Elenës.
Ok në një foto ajo duket pa të brendshme fare?
Thjesht cilësi shumë e dobët e fotos e cila të bën të duket si pa gjë ndërkohë që ajo vesh shpesh mbathje ngjyrë mishi
Keni frikë se mos Elena krijon një lidhje aty brenda, pasi mbyllja në një shtëpi, sikur ta imponon një gjë të tillë?
Askujt, siç ka thënë dhe motra e saj dhe ajo vet gjithashtu, askush aty brenda, nuk është tipi i saj.
Çfarë do t’iu mërziste nga Elena?
Se di deri tani nuk ka bërë akoma diçka që të mërzitem.
Së fundmi ju shoh të lidhur me prestigjiozen “Vogue”? Ç’është kjo?
Disa foto të miat të publikuara në sitin zyrtar të vogue. it. Editoriale mode të cilat janë publikuar më parë në revista të ndryshme në Shqipëri. “Vogue” publikon gjithnjë foto nga fotografë anembanë botës duke kaluar në një sy kritik e duke përzgjedhur më të mirat është një lloj promovimi për ne.
Cili mendoni se është miku apo mikesha më e mirë që ti mendon se i përshtatesh Elenës thjesht dhe për miqësi.
Se kuptova mik ose mike brenda në shtëpi? Miqësi është fjalë e madhe por Elona duket se e vlereson dhe Elena gëzon respekt ndaj saj.
Sinqeritetin tipin e saj shumë sportivë e të dashur plot energji dhe humor.
Çfarë nuk do ti tolerojë Elenës?
Nuk do të më pëlqente të dilte jashtë vetes së saj.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)