Ëndrra bëhet realitet, me një dorë debutoi si profesionist

Ëndrra bëhet realitet, me një dorë debutoi si profesionist

Santiago Arroyave

Një ëndërr e bërë realitet. Me një besim të madh në vetvete, Santiago Arroyave, që ka vetëm një dorë, javën e kaluar ka debutuar si profesionist në Kupën e Kolumbisë.

Ai ka shkruar historinë pasi ka lindur vetëm me një dorë. Por megjithëse kishte këtë defekt të madh, ai ka arritur kapërcimin tek ekipi i parë.

Pesë minuta para fundit, trajneri i tij Juan-Carlos Alvarez ka futur në fushë Santiago-n mes duartrokitjeve të të pranishëmve për skuadrën e Leones, që luan në Primera A.

Gjithsesi, ekipi i tij nuk arriti të përmbyste rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Deportivo Pereira, por gjithsesi, ishte një fitore e madhe për 18-vjeçarin.

Pas vërshëllimës së fundit ai është përgëzuar nga të gjithë të pranishmit. Që në moshën 6-vjeçare, Santiago luan përditë me topin me qëllimin për të luajtur si profesionist.

Që ka vetëm krahun e djathtë, nuk e shqetëson shumë. Në fund të fundit, futbolli nuk luhet me duar. Idhulli i tij është Ronaldinho.

Ndërkohë Santiago është kthyer në një yll sportiv. Në Instagram ai ka plot 100.000 tifozë dhe gati çdo ditë ai poston video tepër pozitive. Që prej vitit të kaluar ai është aktiv edhe në Youtube, aty ai ndan historinë e jetës së tij me komunitetin.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni bën ulje të detyruar në Beograd

Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni bën ulje të detyruar në Beograd