Ëndrra e Anglisë quhet Pep Guardiola, lista me trajnerët kandidatë për të zëvendësuar Southgate te 'tre luanët'

Ëndrra e Anglisë quhet Pep Guardiola, lista me trajnerët kandidatë për të zëvendësuar Southgate te 'tre luanët'

Trajneri spanjoll Pep Guardiola

Pep Guardiola është një ndër emrat e përfolur se mund të marrë drejtimin e Anglisë pas dorëheqjes së Garreth Southgate. ‘Daily Mail’ shkruan se federata angleze po eksploron mundësinë që trajneri spanjoll të ulet në krye të ‘tre luanëve’ në përfundim të këtij sezoni, pasi vetë Guardiola ka deklaruar se do jetë viti i fundit me Manchester Cityn.

Në pritje të Guardiolës federata angleze pritet të emerojë një trajner të përkohshëm, por emri i Guardiolës nuk është i vetmi. Nga dita e martë është përfolur shumë Edi Hoëe, trajneri i cili aktualisht drejton Neëcastle dhe e ka shumë të vështirë të shkëputet. Vetë Hoëe ka deklaruar se puna e fundit që dëshiron të bëjë në karrierë është të drejtojë kombëtaren e Anglisë, por duket se ai moment është ende herët pasi anglezi është vetëm 46 vjeç. Sakaq edhe Neëcastle është kujdesuar të saktësojë se nuk e lejon Edi Hoëe të largohet.

Emra të tjerë që përfliten për postin e trajnerit te Anglia janë Graham Potter, Lee carsley por edhe ai i Frenk Lampard.

Ndërkohë në Angli vijojnë kritikat për humbjen e finales së Evropianit. Legjenda Gery Lineker nuk është i kënaqur vetëm me largimin e Southgate, por ka aluduar se edhe Harry Kane duhet ti thotë lamtumirë kombëtares. Sulmuesi i Bayern Munchen ishte larg pritshmërive këtë Evropian pavarësisht se është ende 30 vjeç dhe ka disa vite karrierë. Ndryshe nga çfarë mendon Lineker, vetë Kane në rrjetet sociale ka pohuar se do vijojë te Anglia dhe shpreson që trofetë të vijnë sa më shpejt.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Eksperti i PD-së: Rënia e Euros rrit çmimet, qeveria të jetë më e kujdesshme me kursi

Eksperti i PD-së: Rënia e Euros rrit çmimet, qeveria të jetë më e kujdesshme me kursi