Facebook dhe Instagram mund të mbyllen në Europë. Skenar pothuajse surreal, ëndrra e disave, makthi i shumë të tjerëve, zhdukja e rrjeteve sociale më popullorë të planetit nga tregu europian shikohet si një shantazh ekstrem i Mark Zuckerberg në betejën e të dhënave mes Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Paralajmërimi vjen për shkak të rregullave europiane që ndalojnë kompaninë mëmë Meta që të transferojë, ruajë dhe përpunojë të dhënat e përdoruesve europiane në servera që ndodhen në SHBA.
Në një raport vjetor, kompania që drejton Facebook thotë se nëse nuk do të ketë ligj të ri, nuk do të përdorë më modelin aktual dhe për pasojë do të largohet nga kontinenti. Sipas 'Meta', përpunimi i të dhënave të përdoruesve mes vendeve është kyçe për bizneset dhe reklamat.
“Nëse nuk do të na lejohet që të transferojmë të dhëna mes vendeve dhe rajoneve, ku ne veprojmë, do të ndikojë në shërbimet që ne ofrojmë”, thuhet në deklaratë.
'Meta' mendon se mund të arrijë një marrëveshje të re këtë vit, ndërsa në rast të kundërt nuk do të jetë në gjendje të ofrojë një numër shërbimesh, përfshirë Facebook dhe Instagram në Europë.
Në korrik 2020, Gjykata Europiane e Drejtësisë anuloi traktatin me SHBA për shkak të shkeljeve në mbrojtjen e të dhënave. Si rezultat, kompanive amerikane u ndalohet që të dërgojnë të dhëna të përdoruesve evropianë në SHBA. BE dhe SHBA thonë se po punojnë për një marrëveshje të re ose përmirësimin e traktatit aktual.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.9%
-
Jo
63.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 575
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E fejuara e Jeff Bezos kritikohet për veshjen në inagurimin e Trump, Zuckerberg kapet 'mat' duke ia hedhur sytë
21 Janar, 07:23
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17
-
Kryeministri Rama lancon rubrikën ‘Çkemi ndonjë të re...?!’: Drejt Romës për ‘Giro d’Italia’, do na ndjekin 800 milionë shikues, ngjitje drejt 2030-ës në BE (VIDEO)
13 Janar, 15:39
-
'T’ka ik hunda shtrembër, mos fol për drogë...!', Rama i përgjigjet komentuesit: Ma thyen njerëzit e katran Berishës se i kërkova dorëheqjen! (VIDEO)
12 Janar, 17:00
-
Zuckerberg: Biden tha hiqni postimet për Covid e vaksinat! Më 11 janar 2020 u shënua viktima e parë nga virusi në Kinë
11 Janar, 15:04
-
Lajm i keq për përdoruesit e filtrave, prej kësaj date nuk do t’i keni më në Instagram
8 Janar, 17:12
-
Basha: Premtimi i Ramës për energjinë si 12 vite më parë, mashtrimi i radhës për votën e 11 Majit!
8 Janar, 17:00
-
Zuckerberg: Jo më verifikim faktesh në FB dhe Instagram
8 Janar, 08:13
-
'Trembet' Zuckerberg, Facebook ‘heq qafe’ kontrolluesit e fakteve me kthimin e Donald Trump
7 Janar, 17:04
-
‘Çfarë po hamë?!’ Siguria ushqimore, Tabaku akuzon: Produktet tona mrekulli, por pesticidi po i shkatërron, socialistët burim i varfërisë! (VIDEO)
29 Dhjetor 2024, 17:00
-
Italianët kundër Musk, 23.6% e përdoruesve të ‘X’ braktisin platformën! ‘Rritet’ Zuckerberg
28 Dhjetor 2024, 19:53
-
Lezha si asnjëherë tjetër për fundvitin, Rama: Aty ku simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë, pranë ‘Fshatit të festave’ (VIDEO)
21 Dhjetor 2024, 21:59
I terbuan njerzit,mbase mbyllen e nuk hapen me,te fillojne njerezit te bisedojne perseri mes tyre
PërgjigjuDo zoti ti mbylli,se u cmenden njerezit
Përgjigju